• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rënia e qeverisë bullgare/ Nesho: Lajm i keq për Shqipërinë, në Bruksel nuk do të ketë asnjë…

by
22/06/2022 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i Bullgarisë ka rrëzuar pasditen e së mërkurës qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov, gjë e cila vjen një ditë para mbajtjes së samitit mes liderve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku pritej të merrej një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por mesa duket lëvizjet e fundit në politikën shqiptare kthejnë gjithçka përmbys.

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA dhe njohës mjaft i mirë i diplomacisë dhe politikës së jashtme, Agim Nesho, i kontaktuar nga Abcnews.al, është pyetur se sa ndikim do të ketë kjo lëvizje politike në Bullgari, në samitin e ditës së nesërme në Bruksel, ai tha se ky është një lajm shumë i keq për vendin tonë.

Sipas tij nuk do të ketë asnjë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi në Bruksel do të duheshin përfaqësues zyrtarë të qeverisë bullgare, por në rastin konkret deri në krijimin e qeverisë së re do të kemi një qeveri kujdestare, e cila nuk ka kompetenca vendimmarrjeje në politikën e jashtme.

“Nuk do të ketë vendim për këtë gjë. Mundet që qeveria e re të premtojë për këtë gjë. Por ne presim nga Bullgari të japë një vendim për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Nesho.

I pyetur rreth deklaratave të bëra mëngjesin e sotëm nga Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varlehy, i cili dha lajmin e mirë se kishin arritur në dakordësi me opozitën bullgare e cila kishte premtuar se do të hiqte veton për Maqedoninë e Veriut, Nesho tha se kjo tashmë mbetet një premti për të ardhmen, duke riktheksuar edhe njëherë se në samitin e datës 23 dhe 24 qershor nuk do të ketë proces.

“Do të jetë një proces që nuk do të ketë vendim për këtë rast. Duhet të jetë një akt zyrtar. Tani nuk ka qeveri, pasi do të kemi qeveri kujdestare. Borisovi si opozitë e ka premtuar, por kjo ngelet për të ardhmen”, u shpreh Nesho.

/e.d

Next Post
Zv.presidenti i KE: Mbështesim metodologjinë e zgjerimit me Shqipërinë dhe MV

BE-ja nuk duhet t’i tradhtojë premtimet e saj ndaj Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In