• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rënia e opozitës

by Java News
15/12/2015 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Për herë të parë në historinë e politikës botërore, një opozitë vendos që të protestojë jashtë rrethimit të Parlamentit, për pafuqinë dhe paaftësinë e saj brenda asaj salle. E kjo është opozita me sjellje këtë radhë apolitike e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës. Duke gjetur si sebep kundërshtimin e buxhetit dhe paketës fiskale të 2016, PD po nxjerr krejt zbuluar në dritë të diellit, paaftësinë e saj për t’u përballur me këtë mazhorancë me anë të alternativave, programeve, debateve, kauzave dhe rrugëve institucionale. E frikësuar deri në palcë nga pasojat e reformave të thella strukturore që po e çojnë vendin drejt shtetformimit modern, ajo po nxiton për ta nxjerrë debatin në rrugë. Atje ku është streha e fundit e atyre që funksionojnë prej 25 vjetësh me metoda antishtet dhe që kanë përfituar nga kultura e mosndëshkueshmërisë.

Kurrë më parë në historinë e demokracive të vjetra e të reja, nuk është parë e dëgjuar një opozitë që nuk ka gjë për të thënë gjatë shqyrtimit dhe diskutimit në parim e nen për nen të buxhetit nëpër komisionet parlamentare dhe në sallën e Kuvendit, të dali e të pretendojë se do i’a imponojë kërkesat e saj mazhorancës, nga jashtë dyerve.

Kurrë më parë në historinë e pluralizmit nuk është parë e dëgjuar që ish ministri i financave të opozitës të thotë që buxheti është më këmbë në tokë dhe më pas, partia e tij të ngrihet e të thotë se ai është një buxhet që s’ka ku të rrijë.

Kurrë më parë në një republikë parlamentare, nuk është parë e dëgjuar një opozitë që merr pjesë rregullisht e normalisht në jetën e institucioneve legjitime, kërkon që t’i delegjitimojë ato me metodat e rrugës.

Kam parë sindikata që të rrethojnë Parlamentet e shumë vendeve demokratike kur miratohet buxheti, por kurrë asnjëherë më parë, anëtarët e asaj partie që është opozitë në ato salla.

Kam parë grupe interesi që bllokojnë Parlamente për reforma që nuk parashikohen nëpër paketa fiskale, por kurrë asnjëherë më parë, militantë të një partie që ka zërin, kohën dhe çdo mjet tjetër për t’i përfaqësuar atje ku diskutohen e merren vendimet.

Kam parë përfaqësues të shoqatave apo organizatave të ndryshme që sulmojnë Parlamente kur diskutohen çështje të nxehta e delikate të buxhetit, por kurrë asnjëherë më parë, parti që janë në atë sallë të dalin e t’i thonë votuesve të vet: Ejani, se do na rahin…!

Kurrë. Asnjëherë më parë.

E gjitha çfarë është paralajmëruar të ndodhë, nuk është një çështje buxheti. Nuk është çështje e një pakete fiskale. Nuk është një çështje ekonomike. Nuk është një çështje financiare. E gjitha ç’farë liderët e PD synojnë dhe ëndërrojnë të ndodhë, është një çështje thellësisht politike.

E gjitha çfarë tentohet të realizohet, nuk është një skenar pakënaqësie popullore. Por çështje pamundësie e një grushti shumë të vogël udhëheqësish të opozitës për të ndalur ritmin e reformave që kulmojnë më kryereformën: Atë të drejtësisë. Pasi çdo ditë e më tepër, po arrijnë të kuptojnë se nuk ka më kthim prapa, në formalizimin e ekonomisë, në legalitetin e biznesit, në ligjshmërinë e marrëdhënieve individ-shtet, në qasjen e duhur drejt një piramide të re meritokratike dhe në ndërtimin e shtetit modern të së drejtës. Ndaj sot, si edhe në Bibël, po shihet gjithnjë e më qartë se gjykatësi do të jetë gjithnjë e më i drejtë, ndaj dhe po i fut gjithmonë e më shumë frikën fajtorit.

Sa më të shpejta e të thella kanë qenë reformat e post 23 qershorit 2013, aq më shumë opozita dhe mediat pranë saj kanë luajtur me kartën e pakënaqësisë popullore. Por ka vetëm një test real për mbështetjen apo refuzimin e qytetarëve, për atë që kjo qeveri po bën apo nuk po bën në këtë vend. E ajo është vota e tyre. E cila vetëm 5 muaj më parë, më 23 qershor, tregoi se kjo mazhorancë e fitoi referendumin e pëlqyeshmërisë së zgjedhësve shqiptarë. Ç’ka ndryshe nga sa trumbetohet, tregon se ky popull nuk pranon më të zvarritet në klonin mes kufirit të ligjshmërisë dhe paligjshmërisë. Por, kërkon qartë që të ndahet prerë dhe njëherë e përgjithmonë me tranzicionin, për të marrë përfundimisht autostradën perëndimore drejt një shteti demokratik, modern e funksional.

Kjo është arsyeja që me sa duket e ka detyruar edhe Sali Berishën që jo vetëm ta kuptojë, por edhe të shprehet publikisht sëfundmi se Edi Rama nuk mund të mundet me votë. Duke konkluduar dëshpërimisht se “nëse opozita pret 2017 për të shkuar ‘si cjapi tek kasapi’ bën një gabim fatal, bën një gabim historik të pafalshëm”. Ndaj, në pamundësi për të ofruar kontributin e saj për të reformuar sa më shpejt gjithë sistemin në këtë vend, kryetari “de facto” dhe ai “de jure” i PD i kanë bërë thirrje dëshpëruese opozitës popullore që të dalë në rrugë e të bllokojë Parlamentin.

Një mazhorancë legjitime, kurrë nuk mund të largohet nga pushteti me protesta. Forca e moralit dhe jo morali i forcës, e rikthen një opozitë në pushtet. Me ngritjen e disa mbështetësve të saj në këmbë rrotull institucioneve, opozita tregon dorëzimin dhe pafuqinë brenda tyre. Mungesën e koshiencës, vetëdijes dhe rolit të saj politik. Ç’ka shënon fillimin e rënies së opozitës. Ky nuk është një lajm i mirë për demokracinë në Shqipëri. Sepse asnjë vend në histori, nuk është shkëputur nga e kaluara e saj e vështirë drejt një të ardhme të ndritur, pa një opozitë të fortë, si alternativë e sigurt.

Next Post

Shtyhet seanca ndaj Frrokut, Doshit e Bamit, shkak një lapsus i Gjykatës së Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

April 22, 2026
Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

April 22, 2026
Ndryshime në Durrës/ Serjan Mazrreku emërohet drejtori i ri i burgut! Ilir Ngresi jep dorëheqjen si kreu i IMT-së

Ndryshime në Durrës/ Serjan Mazrreku emërohet drejtori i ri i burgut! Ilir Ngresi jep dorëheqjen si kreu i IMT-së

April 22, 2026
GJKKO ‘ultimatum’ kryebashkiakes së Roskovecit: Nëse mungon në seancën e radhës, gjykimi në mungesë

GJKKO ‘ultimatum’ kryebashkiakes së Roskovecit: Nëse mungon në seancën e radhës, gjykimi në mungesë

April 22, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

April 22, 2026
Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë të kapërcejmë çështjet e mbartura! Vitin e mbyllim me një marrëveshje të re

Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë të kapërcejmë çështjet e mbartura! Vitin e mbyllim me një marrëveshje të re

April 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 23 prill 2026

April 22, 2026
“Tre deri në pesë ditë”, zyrtarët zbulojnë afatin kohor për zgjatjen e armëpushimit të njoftuar nga Trump

“Tre deri në pesë ditë”, zyrtarët zbulojnë afatin kohor për zgjatjen e armëpushimit të njoftuar nga Trump

April 22, 2026
Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

April 22, 2026
Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In