• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rënia e euros forcoi lekun”, Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

by A R
08/07/2026 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcimi i vazhdueshëm i lekut kundrejt euros gjatë viteve të fundit ka frenuar rritjen e çmimeve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pyetur nga deputetët mbi këtë situatë në Komisionin për Nismat Qytetare, u shpreh se ky fenomen  në tërësi ka sjellë një sërë ndikimesh pozitive për ekonominë shqiptare.

“Nga njëra anë kemi një impakt negativ tek eksportet, por nga ana tjetër kemi efekte pozitive tek ata që i kanë të ardhurat në lekë dhe tek frenimi i rritjes së çmimeve. Pra, çmimet po rriten, por kjo rritje do të ishte shumë më e madhe nëse do të kishim një zhvlerësim të monedhës kombëtare. Nëse efekti do të ishte i kundërt, inflacioni mund të ishte 6% dhe jo 2.2%. Në atë rast, norma bazë e interesit do të ishte më e lartë se 2.5%, kostot e kredive do të rriteshin, kreditë me probleme do të shtoheshin, papunësia do të rritej dhe rritja ekonomike do të ngadalësohej. Pra, treguesit makroekonomikë do të përkeqësoheshin”, tha Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Sejko foli gjithashtu edhe për masat që ka marrë Banka e Shqipërisë ndaj rritjes së kredisë për blerjen e banesave nga qytetarët.

“Kemi standardizuar kreditë me kolateral. Këto janë masa që synojnë të shmangin probleme në skenarë jo optimistë. Ritmet e rritjes së kredisë për pasuri të paluajtshme janë frenuar pak dhe ne po e monitorojmë vazhdimisht situatën. Deri tani, bankat kanë një performancë shumë të mirë me kreditë për pasuri të paluajtshme dhe nuk shohim raste problematike apo rrezik të shtuar”, shtoi Sejko.

Për sa i përket digjitalizimit të shërbimeve, guvernatori u shpreh se është bërë një punë e mirë në këtë sektor, duke veçuar anëtarësimin në SEPA si një hap të rëndësishëm drejt standardeve europiane, që ka ulur ndjeshëm kostot e transfertave ndërkombëtare për qytetarët.

Next Post
Nafta bie nën 80 dollarë për fuçi! Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Sulmet e SHBA ndaj Iranit dhe rikthimi i sanksioneve, rritet sërish çmimi i naftës, shkon mbi 76 USD për fuçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com