• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rënia e euros, efekt neutral në ekonominë shqiptare

by A R
02/05/2018 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këmbimi i euros me lekun është në nivelin më të ulët historik të këtyre 10 viteve të fundit, ka një efekt neutral në ekonominë e vendit dhe nuk ka ndikuar as në uljen e nivelit të depozitave në euro dhe as në rënien e normave të interesit të valutës.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha sot në konferencën e përmuajshme për median se, Banka e Shqipërisë ka insistuar se strategjia e saj për stimulimin e përdorimit të monedhës vendase nuk ka asnjë efekt psikologjik dhe se agjentët ekonomikë nuk duhet të veprojnë nën panikun e luhatjeve të kursit për të konvertuar eurot në lekë.

“Faktikisht kjo strategji është e lidhur me disa norma mbi bazën e rezervës së detyrueshme që aplikohen vetëm në tregun bankar. Nga të dhënat që kemi ne, niveli i depozitave në euro nuk ka ndryshuar përkundrazi është rritur. Nëse ka një shprehje në rënie të këtyre depozitave është nga mbiçmimi i lekut. S’kemi as rënie të depozitave as normave. Strategjia e përdorimit të monedhës vendase kemi vlerësuar të ketë një efekt neutral. Parashikimet janë për një efekt në ulje e pozicioneve të monedhës së huaj 3-5 vite. Nëse kemi një efekt psikologjik vjen nga tregu dhe nga zhurma e krijuar. Kemi flukse të larta hyrëse dhe faktorë fondamentalë që ne i kemi shpjeguar”, – deklaroi Sejko.

Guvernatori i bëri apel biznesit të mos ndërmarrin konvertime të nxitur nga luhatjet e kursit. “Çdo ndikim psikologjik ose i faktorëve të ndryshëm është gjithmonë i përkohshëm, pra kalimtar” – tha Sejko.

Sejko shpjegoi se, këmbimin valutor e dikton kërkesë-oferta, por gjithsesi tha ai, “nëse kemi një mbiçmim nga faktorët fondamentalë, tregon një nivel të ri të ekonomisë. Por nëse kemi një mbiçmim më të lartë se faktorët fondamentalë ne pastaj shohim stabilitetin e çmimeve dhe do reagonim në përputhje me regjimin. Po monitorojmë kursin në mënyre ditore duke përcaktuar ecurinë”, – deklaroi Guvernatori.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, një euro u këmbye të martën me 127.92 lekë, me një nënçmim prej 0.82 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo është rënia e dytë më e lartë ditore që prej 21 marsit dhe është jashtë tendencës normale, duke treguar për lëvizje të mëdha në treg.

Next Post
Milinkoviç në radarët e Barcelonës dhe United

Milinkoviç në radarët e Barcelonës dhe United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In