• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rënia/ Basha dhe Rama në ‘garë’ për aleancën me qytetarin shqiptar

by Java News
24/12/2021 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur pagat e mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë kanë dalë sheshit, kur njerëzit shfryjnë përmes rrjetesh sociale lidhur me shumëçka, kur PD po shkon në zgrip për shkak të përçarjes më të madhe që ka pësuar kjo forcë politike qysh prej themelimit, Edi Rama dhe Lulzim Basha po synojnë që të shkojnë pikërisht tek ata; qytetari. Kush më shumë e kush më pak në krijimin e aleancës me ta, në një kohe ku kuotimet politike si për njërin ashtu edhe për tjetrin, (nëse i referohemi sondazheve në rrjetet sociale) kanë shënuar rënie.

Lulzim Basha bëri thirrje në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar që secili prej anëtarëve të atij Këshillit, përfshi edhe atë vetë, t’i drejtohej terrenit në një konsultim të madh kombëtar me qytetarët.

Basha i bashkangjiti kësaj lëvizje edhe një tjetër propozim të përfshire tashmë në statutin e ndryshuar të 18 dhjetorit; ngritjen e një strukture të posaçme, Aleanca Qytetare.

Krijimi i kësaj strukture apo organizate do të shërbejë për afrimin me Partinë Demokratike të intelektualëve të spikatur në shoqëri, por pa qenë nevoja që të jenë anëtarë të kësaj force politike.

Aleanca Qytetare synon të analizojë dhe të japë mendim kritik ndaj politikave, qasjeve dhe nismave të Partisë Demokratike duke ndihmuar partinë të forcojë dialogun dhe debatin konstruktiv me shoqërinë.

PD garanton gjithashtu përfaqësimin e Aleancës Qytetare me 10 % në pozicionet vendimmarrëve ose drejtuese të partisë.

Basha paralajmëroi gjithashtu rikthimin e “KOP”-it Komitetit të Orientimit të Politikave që në vitin 2005 i dha një shtysë të madhe dhe fytyrë të re Sali Berishës që të fitonte zgjedhjet parlamentare.

Edhe kryeministri Edi Rama në formën e tij po synon të fillojë një konsultim  me qytetarët, një nismë që e paralajmëroi që dy dite më parë, por që u shty, për shkak të debatit të ditës rreth publikimit të  pagave.

“Vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!”, komentoi Rama dy ditë më parë në Twitter. TEMA

Next Post
Kremtohet Krishtlindja/ Nis mesha në Katedralen e ‘Shën Palit’

Kremtohet Krishtlindja/ Nis mesha në Katedralen e ‘Shën Palit’

Comments 2

  1. UKU MOMLIT says:
    4 years ago

    Tashme eshte e qarte se klasa politike shqiptare teresisht e dale nga mitra e pergjakur e ish partise se vetme ne pushtet-PPSH pergjegjese e vetme per gjithe veprimtarine e saj kunder jetes dhe mirqenies se shqiptareve brenda vendit, ka arritur fundin e misionit qe i ngarkoj PARTIA NËNË (PPSH) dhe eshte ne kalbezim e dekompozim teresor te pandalshem nga krimi,korrupsioni,degjenerimi dhe falsiteti be sherbim te partise meme.

    Reply
  2. UKU MOMLIT says:
    4 years ago

    Tashme eshte e qarte se klasa politike shqiptare teresisht e dale nga mitra e pergjakur e ish partise se vetme ne pushtet-PPSH pergjegjese e vetme per gjithe veprimtarine e saj kunder jetes dhe mirqenies se shqiptareve brenda vendit, ka arritur fundin e misionit qe i ngarkoj PARTIA NËNË (PPSH) dhe eshte ne kalbezim e dekompozim teresor te pandalshem nga krimi,korrupsioni,degjenerimi dhe falsiteti ne sherbim te partise meme.

    Reply

Leave a Reply to UKU MOMLIT Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

January 17, 2026
Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

January 17, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In