Palombarët e RENEA-s kanë arritur të nxjerrin nga thellësia e liqenit të Shkopetit automjetin e dytë të evidentuar dje. Mësohet se bëhet fjalë për një automjet tip Mercedez-Benz ngjyrë i bardhë.
Mjeti u gjet në rreth 27 metra thellësi dhe mësohet të jetë i modelit 250 me targa AB 220 T. Policia thotë se makina është denoncuar e vjedhur në Lushnje nga shtetasit N.A.
Një ditë më parë, pas njoftimit nga peshkatarët e zonës, RENEA nxorri një automjet i cili rezultonte të ishte vjedhur gjithashtu në Lushnje. Fillimisht u dyshua për një aksident automobilistik, por pas kërkimeve policia tha se mjetet janë hedhur qëllimisht pasi asnjë trup viktime nuk u gjet.
Grupi hetimor dyshon se këto mjete janë përdorur në grabitjen spektakolare të Rinasit pak ditë më parë. (java / r.a)