• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

RENEA në Fier që të gjej një grua që u hodh në Vjosë

by Java News
04/11/2018 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua 59-vjeçare nga fshati Ferras është shpallur e zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme.

Bëhet fjalë për Manushaqe Nexhipin, nënë e dy fëmijëve, e cila është e paralizuar dhe lëviz vetëm me ndihmën e karrocës dhe është larguar nga shtëpia ditën e premte rreth orës 19:00. Sipas familjarëve, dyshohet se gruaja është hedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat.

Ka qenë bashkëshorti, Faslli Nexhipi, që ka njoftuar fillimisht Policinë, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i 59-vjeçares. Kanë qenë banorët e fshatit, ata që e kanë kërkuar trupin e gruas së humbur përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa, por pa sukses. Bashkëshorti i saj ka deklaruar se të shtunën në darkë, 59- vjeçarja ka dalë nga shtëpia pa dhënë asnjë arsye dhe pas kësaj nuk u kthye më në shtëpi.

Policia po punon në të njëjtën kohë edhe për zbardhjen e shkaqeve të këtij akti, ndërsa i shoqi ka thënë se dyshon që gruaja të jetë hedhur, pasi ishte mërzitur me jetën që bënte si e paralizuar në njërën pjesë të trupit. Ai ka një apel për autoritet që të ndërhyjnë për gjetjen e trupit me anë të polumbarëve, pasi një kërkim i tillë nuk është kryer deri tani.

Si ka ndodhur ngjarja?

Gruaja ka ikur nga shtëpia që prej së shtunës në darkë. Ka qenë ora rreth 19:00. Kam kontrolluar gjithandej për dy ditë dhe nuk kam gjetur asnjë shenjë të saj. Nga kjo dyshoj se është hedhur në lumë. Por nuk e di se nuk kam qenë aty, se po të isha nuk do ta lejoja që të kryente një akt të tillë.

Kur keni bërë denoncim në Polici dhe çfarë masash kanë marrë ata?

Pasi nuk arrita të gjej asnjë shenjë të gruas, iu drejtova Policisë. Ata erdhën që mbrëmë. Nisën kërkimet me varkë, por asgjë. Por polumbarët nuk kanë ardhur. Më thanë që çdo gjë është me urdhër dhe nuk kanë marrë urdhër për një gjë të tillë. Po me varkë nuk bënin dot asgjë. Një varkë e gjetëm ne vetë, ndërsa një tjetër e solli Policia Kufitare.

Po pse nuk kanë dhënë një urdhër të tillë? Ju dhanë shpjegim?

Nuk bënin asnjë veprim përveç kërkimit me varkë dhe prandaj mora deputetin e PD-së në telefon.

Pse dyshoni se gruaja juaj mund të jetë hedhur në lumë?

Po është e paralizuar dhe me ilaçe. Vetëvrasjen e ka tentuar dhe disa herë të tjera, por e kemi parandaluar një gjë të tillë. Përveç kësaj, një fëmijë na tha që ka dëgjuar një klithmë. Unë vetë nuk isha në shtëpi, isha te vëllai për të marrë qumështin. Kur u ktheva pastaj për të pirë kafe me një shok, pashë që ishin mbledhur shumë njerëz dhe aty mora vesh se çfarë kishte ndodhur.

Keni ndonjë apel për autoritetet?

Kërkoj vetëm që të ndërhyhet me polumbarë për të gjetur trupin. E kemi kërkuar vetë me varkë, por nuk kemi arritur ta gjejmë. Vetëm kaq kërkoj.

Deputeti i PD: Sjellja e Policisë është e turpshme

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka vizituar familjen e 59-vjeçares Shaqe Nexhipi dhe u ka bërë apel autoriteteve që të dërgojnë polumbarë për gjetjen e trupit. Baçi e cilëson të turpshme sjelljen e Policisë, ku pavarësisht faktit se në lumë ndodhet një grua e mbytur, në zonë ka shkuar vetëm një inspektor policie dhe askush tjetër. “Nuk i ka shkuar në ndihmë policia dhe askush. Bashkëshorti ka më shumë se 24 orë që po kalon stres të paparë bashkë me të afërmit e tij. Ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm inspektori i zonës, ndërkohë që shteti nuk ka bërë asnjë ndërhyrje. Gjithë ky shtet nuk ka polumbarë për t’i dërguar që trupi i nënës së dy fëmijëve të gjendet. Shteti e ka detyrim që t’u vijë në ndihmë dhe t’i ndihmojë për t’i dhënë zgjidhje. Shteti nuk ekziston, askush nuk interesohet, banorët e zonës kërkojnë të vetëm. I bëj thirrje Kryeministrit të bëjë detyrën, Policia e Fierit është inekzistente”, shprehet deputeti i PD-së.

PANORAMa

Next Post
Prokurori i anti-mafias: Ju rrëfej si ‘Ndrangheta’ kontrollon trafikun e drogës në Europë

Prokurori i anti-mafias: Ju rrëfej si 'Ndrangheta' kontrollon trafikun e drogës në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

June 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 22 qershor 2026

June 21, 2026
“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

June 21, 2026
Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

June 21, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

June 21, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Raporti: 87.7 mld lekë shpenzime nga bashkitë në 2025-ën, 46% e buxhetit vendor shkoi për paga

June 21, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

June 21, 2026
11 Maji, JD Vance mesazh për Shqipërinë: Demokracia mbështetet mbi parimin se zëri i njerëzve ka rëndësi

Takimi me Iranin në Zvicër, Vance: Historik, shohim një të ardhme me paqe dhe bashkëpunim

June 21, 2026
Qëndruan në bulevard pas protestës, policia procedon penalisht 9 persona

Qëndruan në bulevard pas protestës, policia procedon penalisht 9 persona

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In