• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

RENEA, aksion për kapjen e autorëve të masakrës së Lushnjes. Kush është “Iriqi”?

by Java News
14/09/2018 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrjes së policisë për të dalë nga banesa, një 77-vjeçar nga fshati Remas i Lushnjes iu përgjigj duke dalë me armë gjahu në dritare. Në këto kushte, efektivët qëlluan në ajër dhe i bënë sërish thirrje Haxhi Likës që të dilte nga banesa.

Kështu deklaron policia në një reagim për mediat, për ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të premteje, ku i plagosur mbeti pikërisht 77-vjeçari Haxhi Lika.

Rreth orës 05:30, forcat speciale të RENEA-s ndërmorrën një operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndër to ishte edhe banesa e 77-vjeçarit Lika, pasi sipas policisë, disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy persona të dyshuar si autorë vrasjesh.

“Në momentin që policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri H.L për të dalë nga banesa”, thotë policia në reagimin e saj.

Po sipas kësaj të fundit, Lika është dëmtuar në kokë në rrethana ende të paqarta. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

“Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj. Nga ana tjetër, Policia falenderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt“, e mbyll reagimin e saj policia.

Nga ana e tyre, familjarët e Likës pretendojnë se ai u plagos nga forcat RENEA, gjatë kohës që flinte gjumë. Banorët e akuzuan policinë gjithashtu për dhunë fizike ndaj tyre.

Ndërkohë, tvklan.al ka mësuar se forcat speciale RENEA e ndërmorën operacionin e paradites së sotme në Remas të Lushnjes, pas dyshimeve se në këtë fshat fshiheshin autorët e masakrës së Lushnjes.

Në kërkim për vrasjen e dyfishtë, të ndodhur me 11 Tetor të vitit të shkuar, vijojnë të jenë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Ata akuzohen si personat që ekzekutuan në qendër të Lushnjes, Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifit.

Laert Haxhiu rezulton person me të shkuar kriminale pasi është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Gerti Salës i njohur si “Iriqi”, në Korrik të vitit 2011. Atij i faturohet edhe një tentativë vrasje në 2016-ën./TVKLAN

a.ç

Next Post
Fotot e mrekullueshme që të bëjnë për të qeshur

Fotot e mrekullueshme që të bëjnë për të qeshur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In