• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

RENEA aksion në qytetet problematike/ 19 të arrestuar, mes tyre edhe i dënuari në Itali

by Java News
07/01/2022 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka zbardhur detaje nga aksionet e mbrëmshme të Forcave Speciale RENEA në qytete të ndryshme të vendit. Mësohet se janë arrestuar 19 persona, të dënuar apo shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar atë me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim.

Gjatë kontrolleve në Tiranë, Nikël/Krujë, Lezhë dhe Vlorë u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi.

Në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë tre persona nga fisi Haka me akuzën “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”. Të arrestuar janë shtetasit Zenel Haka, 22 vjeç; Gazmir Haka, 23 vjeç dhe Marklen Haka, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Në Vlorë u arrestua në flagrancë një 31-vjeçar, pasi në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në ambientet e lokalit të tij, gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në Tiranë u arrestuan në flagrancë 5 persona për organizimi të lojërave të fatit.  Gjithashtu në kryeqytet u proceduan penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”.

Ata janë Olsi Hasa; Alfed Ulaj; Mariglen Picari; Marjus Dosti; Aleks Delihasani; Ervis Sula dhe Lami Troci.

Në Lezhë janë arrestuar në flagrancë Gentjan Ndoj, 34 vjeç, pronari i një lokali në Shënkollë dhe A. K., 25 vjeç, pronari i një lokali në Zejmen, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe shtetasit Aleksandër Bardhoshi, 52 vjeç, Albert Marku, 38 vjeç, Jeton Locaj, 37 vjeç, Renato Gjura, 23 vjeç, Ervin Nika, 30 vjeç (klientë në lokal), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Kontrollet do vijojnë në gjithë territorin, për të parandaluar e goditur paligjshmërinë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

g.kosovari

Next Post
E qeshura të zgjat jetën, këto 3 shenja zodiakale e dinë mirë këtë

Ja cilat janë 3 shenjat më të pakëndshme të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In