Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Deçan, shkaku i situatës së krijuar atje, ku po dyshohet se ka ndodhur një helmim masiv shkaku i ujit, ndërsa mbi 800 të tjerë kanë përfunduar në spital..
Këto dy raste të vdekjes i ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka deklaruar se prokurori ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre.
“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”,- ka thënë Nikçi.
g.kosovari