• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RENDITJA/ Studimi i italianëve: Vlora- Karaburuni listohen si 2 ndër 10 plazhet ‘low cost’ në Europë

by Java News
04/05/2017 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesa duket fqinjët e përtej Adriatikut nuk do të mungojnë as këtë verë në brigjet shqiptare. E janë ata vetë që e reklamojnë si një destinacion ‘low cost’ në Europë për të pushuar gjatë stinës së verës. Këtë herë është ViaggineWs.com që e ka renditur Shqipërinë, Vlorën dhe Karaburunin, të dytën pas Varnës së Bullgari, raporton Monitor.

“Plazhe me kosto të ulët në Europë? Mesdheu është ai që kryeson, por nuk mungojnë edhe surprizat. Po ju rendis disa destinacione vërtet të bukura ku mund të kaloni të gjitha pushimet e verës me një buxhet të vogël. Nuk është një mirazh. Do të gjeni gjithçka: relaks, argëtim, sport me kosto të përballueshme. Mbi të gjitha kjo në një kohë kur shkenca ka zbuluar se frekuentimi i plazheve kuron deri në 16 sëmundje. Çfarë prisni? Prenotoni pushimet tuaja në një nga këto 10 destinacione që ne po ju listojmë. Disa janë të njohura e të tjerë më pak, por që të gjitha ia vlejnë që të zbulohen”.

Listën e kryeson plazhi i Varnës në Bullgari. Pas Vlorës, klasifikimi vazhdon me Vama Veche Rumaninë, Porec në Kroaci, Portorose Slloveni, Korfuzi në Greqi, Budva në Mal të Zi, Ayia Napa në Qipro, Algarve Portugali dhe Alicante në Spanjë.

Karaburun, Vlorë, Shqipëri

Në detin Adriatik do të gjeni një destinacion po aq tërheqës e të bukur, siç janë brigjet shqiptare, madhe janë edhe ekonomike. Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më shumë tërheqës e popullor, megjithatë duhet ende të zbulohet.

Këtu do të gjeni plazhe të pandotura, me bukuri të veçantë dhe det blu. Nuk është pushtuar ende nga turizmi masiv. Plazhet rrethohen nga natyra e egër. Ju sugjerojmë në mënyrë të veçantë gadishullin e Karaburunit, me ishullin e Sazanit që gjendet në Vlorë.

I gjithë parku i Karaburunit rrethohet nga ujëra të kristalta dhe plazhe me rërë të bardhë. Për të mos u humbur është Gjiri i Gramës, një zonë tërësisht e pandotur, por që mund të arrihet vetëm nga mali ose me varkë. Në këtë zonë nuk ka struktura akomoduese, por për këtë duhet t’i drejtoheni Vlorës.

ma.me

Next Post
Durrës, i riu hyn për të grabitur kafenenë, por pronari i bën një “surprizë”

Grabiten 10 mln lekë nga kasaforta e biznesit në Tiranë-Durrës, autorët shkatërrojnë sistemin e kamerave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In