Hulumtimi i bërë nga Marcer Quality në 229 qytete, e ka nxjerrë Vjenën si vendin më të mirë për të jetuar.
Kryeqyteti i Austrisë e ka mundur atë të Francës, që për vite me radhë e ka pasur vendin e parë, duke e dërguar në vendin e fundit, transmeton Telegrafi.
Në dhjetëshen e vendeve më të mira janë dy qytete zvicerane, Gjeneva dhe Cyrihu.
Gjermania prinë me tre qytete, Mynihun, Dyseldorfin dhe Frankfurtin.
Ky hulumtim është kërkuar të bëhet për nevojat e kompanive internacionale, të cilat duan të dinë për sigurinë dhe cilësinë e jetës, në vende të ndryshme.
Kjo është lista e plotë, e dhjetë vendeve më të mira për të jetuar:
1 – Vjenë, Austri
2 – Cyrih, Zvicër
3 – Auckland, Zelandë e Re
4 – Munih, Gjermani
5 – Vankuver, Kanada
6 – Dyseldorf, Gjermani
7 – Frankfurt, Gjermani
8 – Gjenevë, Zvicër
9 – Kopenhagë, Danimarkë
10 – Sidnei, Australi.