Skuadra kombëtare e futbollit të Kosovës ka pasur rritjen më të madhe gjatë vitit 2018 sipas FIFA-s.
Kosova ka arritur të jetë skuadra me më shumë ngjitje. “Dardanët” ndodhen në vendin e 131-të të renditjes, duke zbritur me plot 46 vende nga viti i kaluar.
Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur këtë vit në vendin e 60-të të renditjes me 1372 pikë.
Por surpriza më e madhe është kreu i klasifikimit te FIFA-s.
Belgjika ka arritur të shpallet si skuadra e vitit në renditjen e FIFA-s, megjithëse Botërorin e Rusisë e fitoi Franca.
Me 1 pikë më shumë kryesojnë belgët ndaj francezëve duke ruajtur pozicionin në krye.
/a.rada