• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Renditja, 60% e shqiptarëve nuk flasin asnjë gjuhë të huaj

by A R
08/10/2019 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekziston miti se shqiptarët dinë të flasin shumë gjuhë të huaja, mirëpo shifrat e Eurostat e rrëzojnë këtë. Thuajse 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë huaj, një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në lidhje me njohuritë që kanë qytetarët mbi gjuhët e huaja rezultoi se 35% e qytetarëve të BE-së nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.

Megjithatë rekordin e mban Turqia, ku sipas Eurostat rreth 82% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes. Pas Turqisë renditet Mbretëria e Bashkuar. Sigurisht që anglishtja prej kohësh njihet si një gjuhë internacionale, e folur gjerësisht në shumë vende të botës dhe ky me siguri është shkaku pse britanikët janë bërë “dembelë” për të mësuar gjuhë të huaja.

Në vend të tretë renditen rumunët, ku sipas të dhënave në databazën e Eurostat 64% e popullsisë nuk flet asnjë gjuhët të huaj, e ndjekur nga Bosnje dhe Hercegovina me 61%, një diferencë tepër e ngushtë me Shqipërinë.

Ndryshe nga Shqipëria dhe Bosnja, përqindja e njerëzve që nuk flasin asnjë gjuhë të huaj është shumë e ulët në Maqedoni me vetëm 32%, dhe në Serbi me vetëm 21% e popullsisë.

Edhe në Gjermani, vetëm 21% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë të huaj.

Nordikët kanë përqindjen më të ulët të popullsisë e cila nuk flet asnjë gjuhë të huaj, e cila varion nga 3% në Suedi, deri në 8% në Finlandë dhe në Norvegji.

Çereku i shqiptarëve flet një gjuhë tjetër përveç amtares

Rreth 26% e Shqiptarëve di të flasë edhe një gjuhë tjetër përveç gjuhës së nënës, kurse gati 11% e popullsisë në vend flet dy gjuhë të huaja, sipas Eurostat. Edhe për njohjen e dy gjuhëve të huaja shqiptarët renditen të pestët ndër vendet e BE-së dhe kandidatëve potencialë, për njohuri të ulëta në gjuhët e huaja.

Ndërsa përqindjen më të lartë e ka Qipro, me 62.2%, pasi është një vend ku fliten dy gjuhë, greke dhe turke, kështu qytetarët atje janë të detyruar të dinë përveç gjuhën amtare edhe gjuhën që flet pjesa tjetër.

Në Bashkimin Europian thuajse 36% e popullsisë njeh vetëm një gjuhë.

Vetëm 3% e popullsisë janë poliglotë

3.2% e popullsisë shqiptarë njohin 3 ose më shumë gjuhë të huaja, ku edhe për këtë kategori shënojnë ndër përqindjet më të ulëta.

Në BE vendet qytetarë e të cilëve flasin 3 ose më shumë gjuhë të huaja janë: Luksemburgu me 51.2%, Finlanda me 44.9%, Norvegjia me 43%. Në të gjithë Bashkimin Europian vetëm 8.4% e qytetarëve njohin më shumë se 3 gjuhë të huaja. Monitor

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 8 Tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In