• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Renato Caushi, “bossi” i kanabisit në Jug të Shqipërisë, furnizonte 2 familje në Siçili

by Java News
04/06/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zbulohen detaje të reja për biznesmenin shqiptar i cili furnizonte rregullisht me drogë dy familje në Sicili të Italisë. Nga hetimet deri tani, është zbuluar edhe fakti se biznesmeni (Andrea) Renato Caushi dyshohet si një nga personat kryesorë që kontrollonte kultivimin e kanabisit në Jug të Shqipërisë dhe veçanërisht në zonën e Tepelenës.

Po ashtu sqarohet se Prokuroria ka prova e informacione në lidhje me faktin se biznesmeni Caushi furnizonte rregullisht me kanabis dy familje në zonën e Sicilisë në Itali. Hetimi i zhvilluar prej mëse dy vitesh ndaj Caushit mësohet se ka evidentuar të dhëna që tregojnë se ai ka pasur një miqësi të afërt me Elton Cicën, person i vrarë në prill 2016 në Tiranë në një atentat me armë brenda lokalit ku po qëndronte.

Gjatë aksionit antidrogë të kryer me urdhër të prokurorisë, mësohet se policia ka arrestuar edhe shtetasit Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin. Ata akuzohen për një rast të ndodhur në vitin 2016 kur një ngarkesa rreth 600 kilogramë kanabis u kap në zonën e Lagunës së Vilunit para se të nisej për trafikim drejt Italisë.

BURG PA AFAT
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg pa afat Andrea (Renato) Çaushi i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim më shumë se një herë.

Ky i fundit është arrestuar dy netë më parë në Tiranë me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda pas një hetimi mëse 2-vjeçar ndaj tij. Hetimi dhe aksioni i arrestimit janë kryer në bashkëpunim të ngushtë mes prokurorisë shqiptare dhe autoriteteve më të larta të prokurorisë italiane. Biznesmeni ka dalë në gjykatë ku është bërë vetëm njoftimi i masës së sigurisë arrest me burg pa afat, që ishte vendosur në mungesë të biznesmenit para se ai të arrestohej. Bëhet me dije se hetimi i prokurorisë së krimeve të rënda është koordinuar muajt e fundit edhe me autoritetet e prokurorisë italiane që kanë sjellë prova e informacione në lidhje me faktin se biznesmeni Caushi furnizonte rregullisht me kanabis dy familje në zonën e Sicilisë në Itali. /panorama

Next Post
Ky është mesazhi rrëqethës i terroristëve, që po qarkullon në rrjetet sociale pas Londrës

Ky është mesazhi rrëqethës i terroristëve, që po qarkullon në rrjetet sociale pas Londrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In