• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Remitencat për gjashtë muaj kanë shënuar rënie në Kosovë

by Java News
22/10/2016 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Remitencat e pranuara në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës të cilat flasin për gjashtë muajt e parë të këtij viti, kanë shënuar rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vlera e parave të dërguara nga qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, sipas këtyre të dhënave ishte 329.6 milionë euro, që paraqet një rënie vjetore prej 2.7 për qind.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, remitencat e pranuara në Kosovë, ishin 338.9 milionë euro.

Rënien e nivelit të remitencave, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e quan shqetësuese, për faktin siç thotë ai, “këto para janë një burim i rëndësishëm i financimit të konsumit në Kosovë”.

“Është një indikator që neve si Odë Ekonomike na ka shqetësuar, na ka shqetësuar nga vet fakti se ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore që Kosova të arrijë një stabilitet social dhe një qëndrueshmëri. Kjo rënie e remtiencave fillimisht ka të bëjë me faktin se ne si shtet nuk kemi treguar gatishmëri që t’i motivojmë edhe diasporën për të ndihmuar më tepër. E dyta është si pasojë e krizës financiare dhe globale ekonomike, e cila ka koston e vet”, thekson Gërxhaliu.

Në Ministrinë e Diasporës, rënien vjetore prej 2.7 për qind të remitencave nuk e konsiderojnë të lartë, megjithatë ata besojnë që janë disa faktorë që kanë ndikuar në këtë rënie. (b.an)

Next Post
Partizani fiton 1-0 me Korabin, goli i Ekubanit vulos sfidën

Partizani fiton 1-0 me Korabin, goli i Ekubanit vulos sfidën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com