• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Remitancat vijojnë pikiatën, investimet ndikojnë në rritjen ekonomike

by A R
27/07/2016 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, të ardhurat nga remitancat kanë shënuan rënie në vazhdimësi, ndërsa vetëm në tre muajt e parë të vitit 2016, ky tregues shënoi  vlerën e 128 milionë eurove, ose 10% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit te kaluar.

Sipas ekspertëve të bankave, remitancat kanë nisur një tendencë rënëse, si rezultat i shkëputjes graduale të lidhjeve mes emigrantëve që kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë dhe Shqipërisë, por edhe të zhvillimeve dinamike që njeh gjeoekonomia.

Nisur nga kontributi real i sektorëve në ekonomi, rezulton se, rritja ekonomike më parë ka qenë kryesisht e mbështetur te konsumi, remitancat dhe importet dhe jo te prodhimi, investimet dhe eksportet.

Pra sipas eksperteve ky model ka qenë më shumë me natyrë sasiore ekstensive, sesa rritje ekonomike cilësore, që buron nga sektorë e aktivitete me eficencë të lartë dhe teknologji e inovacione moderne.

Ndërsa sot theksojne ata, një tjetër burim i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, rezulton të jenë investimet private dhe ato të huaja direkte.

Sipas Bankës Qendrore dërgesat e emigrantëve u rritën në vitin 2014 dhe gjysmën e parë të vitit 2015, një rritje ndoshta e lidhur me kthimin përfundimtar të shumë familjeve nga emigracioni, për shkak të krizës ekonomike në vendet ku ata punonin.

Ndërsa gjatë gjysmës së dytë të vitit kaluar, bën të ditur BSH-ja, investimet ishin kolona kryesore e rritjes ekonomike të vendit tendencë e cila vijon edhe gjatë vitit 2016 duke mbështetur kështu rritmet e rritjes ekonomike./a.m.

Next Post

Korrupsioni/ Gjykata sekuestro mbi llogaritë e burrit të gjyqtares, Majlinda Andrea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com