Kërkesa për të vendosur një kurorë në emër tij ka ndeshur me një mur: ’Nuk është më pjesë e Royal Family’, ka qenë replika e Buckingham Palace. Për këtë arsye ai është organizuar për llogari të tij. Së bashku me Meghan ai ka bërë një vizitë në varrezat kombëtare të Los Angeles. Ata kanë çuar lule të mbledhura në kopsht nga vetë Meghan dhe i kanë vendosur në varret e dy ushtarëve, njëri që ka shërbyer në Royal Australian Air Force e tjetri në Royal Canadian Artillery. Mbi një obelisk çifti ka vendosur një kurorë me lule me një mbishkrim: ’Në kujtim të atyre që kanë dhënë jetën në mbrojtje të atdheut’.
Për këtë vizitë në varreza Harry dhe Meghan kanë zgjedhur një look elegant të përshtatshëm për rastin në fjalë, pallto e zezë dhe taka të larta për të dhe kostum blu për Harryn. Ne prezencë të njerëzve të tjerë Harry dhe Meghan kanë mbajtur maskën dhe e kanë hequr kur distancat me të tjetër e kanë lejuar.
Edhe në Londër ndërkohë është mbajtur ceremonia në kujtim të dëshmorëve. Princi Carlo ka vendosur kurorë dhe tulipanë te kuq në emër të tij dhe një tjetër në emër të Mbretëreshës Elisabetta. Princi William ka nderuar të rënët për atdhe dhe ka vendosur një kurorë në emrin e tij dhe një tjetër në emër të princit Filippo.