• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

REL:Termocentralet e Kosovës, janë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë

by Java News
10/12/2019 23:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Termocentralet e Kosovës vazhdojnë të jenë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, thuhet në një raport të publikuar nga grupi i OJQ-ve mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore, “Bankwatch Network”.

Në raportin e publikuar nga kjo organizatë thuhet se pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina nuk kanë përmbushur standardet e Bashkimit Evropian për emetimet industriale.

AB447B9C-F0AF-4059-B541-25A2B239C2E6_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s

Emetimet totale të dyoksidit të squfurit (SO2) nga këto pesë vende që synojnë integrimin në BE, në vitin 2018 ishin gjashtë herë më të larta se sa tavani për të cilin ishin zotuar.

Në rastin e Kosovës, e cila e siguron energjinë përmes thëngjillit, termocentrali Kosova B konsiderohet ndër ndotësit më të mëdhenj, ndonëse aty përmendet edhe termocentrali Kosova A, po ashtu.

“Në fakt Kosova B për shkak të mungesës së investimeve në vitet e fundit për sa i përket filtrave ka një emitim aq të lartë sa që në fakt ne arrijmë të përmbushim gjysmën e totalit të emetimeve të lejuara për të gjithë rajonin. Kjo na bënë të mendojmë se në fakt është koha e fundit që ne të bëjmë investime në këtë drejtim dhe fatmirësisht kemi një lajm tani qe përmes mbështetjes së BE-së, do të investohet në filtra në Kosovën B”, tha Learta Hollaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Në raport, Kosova kritikohet edhe për mos-monitorim të nivelit të ndotjes që prodhohet nga termocentralet.

Në rastin e Kosovës B, thuhet se pajisjet e vendosura në këtë termocentral kanë probleme të kalibrimit kështu që nuk janë krejtësisht funksionale.

Ministri në detyrë i mjedisit, Fatmir Matoshi, pranon se termocentralet e Kosovës kanë nevojë për investime shtesë, por beson se vendosja e filtrave në termocentralin Kosova B, do të ndikojë dukshëm në uljen e nivelit të ndotjes.

“Do të ndërrohen filtrat e Kosovës B, sepse fondet janë të aprovuara tani dhe projekti është në proces. E dyta, ne presim sa më shpejt që të mbyllet çështja e kontratës dhe e punës për termocentralin e ri dhe mbylljen e termocentralit Kosova A”, tha Matoshi.

Rrjeti i organizatave mjedisore i sugjeron Bashkimit Evropian vendosjen e një takse për dyoksidin e karbonit për Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinën, në mënyrë që ndotësit e mëdhenj të mos përdorin mungesën e investimeve si përparësi kur eksportojnë energji.

Matoshi: Kosova nuk heq dorë nga thëngjilli

Por, vet ministri në detyrë i mjedisit, Fatmir Matoshi, thotë se Kosova është shumë më e interesuar që t’i përmirësojë çështjet e brendshme mjedisit dhe energjisë sesa të merret me faktorin ndërkombëtar.

“Ne jemi të përjashtuar në secilin investim, në secilin fond që ndahet për rajonin dhe që e japin Kombet e Bashkuara. Do të thotë, nëse ata vazhdojnë të na shkelin ne nuk jemi duke u mërzitur shumë sa jemi duke shkelur direktiva për të tjerët. Për neve është interes që ta bëjmë një ajër më të mirë, ta bëjmë një përmirësim të gjendjes në Kosovë, por nuk është se jemi duke u mërzitur shumë me faktorin ndërkombëtar sepse janë ata që janë duke na përjashtuar neve”, tha Matoshi për Radio Evropa e Lirë.

Ministri Matoshi thotë se përkundër kritikave që vijnë nga organizata të ndryshme, Kosova do të vazhdojë të ketë politikë shtetërore prodhimin e energjisë nga thëngjilli.

Learta Hollaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), thotë se Kosova duhet që ta heq nga përdorimi termocentralin Kosova A për shkak të vjetërsisë së tij. Sipas saj mbyllja e këtij termocentrali nuk duhet të lidhet me ndërtimin e termocentralit të ri, të njohur si Kosova e Re.

“Është e papranueshme që të vazhdojnë ndikimin në mesin tonë një termocentral ai vjetruar që i tejkalon të gjitha standardet e mundshme dhe ta kushtëzojmë atë më ndërtimin e një termocentrali të ri. Kjo na bënë të mendojmë që duhet të marrim masa urgjente për rehabilitimin apo mbylljen e këtij termocentrali dhe të shohim për metoda alternative të prodhimit të energjisë”, tha Hollaj.

Vitet e fundit Kosova ka pasur probleme të vazhdueshme sa i takon ndotjes së mjedisit, nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B, e poashtu edhe nga djegia e thëngjillit nga bizneset dhe shtëpitë private.

Në matjet që behën vazhdimisht, Kosova shpesh herë renditet ndër vendet më ajrin më të ndotur në botë./REL

Next Post
Ofertë marramendëse nga Amerika për Çelsin/ Abramoviç kërkon 3 miliardë dollarë!

Ofertë marramendëse nga Amerika për Çelsin/ Abramoviç kërkon 3 miliardë dollarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com