• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reletavizimi i së keqes

by Mero Baze
23/11/2018 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Nuk është ndonjë hata që të ketë policë të plagosur në një protestë. Nuk është as mëkat që njerëzit e zemëruar të përleshen me ta, e të lëndohen. Protestat e kanë gjithnjë një risk, që të përgjakin palët.

Banorët e zemëruar të Unazës së Re, që ishin dje para parlamentit, nuk erdhën aty ti prisnin gishtat Inës dhe as ndonjë polici tjetër. Por dhe mund të ndodhte që ta bënin në zemërim e sipër.

Por dje nuk ka ndodhur asnjëra, as tjetra. As policia nuk ka tejkaluar të drejtën e dhunës dhe as njerëzit nuk janë përleshur me ta. Të vetmit që kanë qenë vigjilentë për dhunë, kanë qenë guerilasit e  Partisë Demokratike, të cilët duan të radikalizojnë protestën dhe ta shndërrojnë në dhunë. Prokuroria ka provuar se ai që ka hedhur kapsollën është një 18 vjeçar i shpallur tashmë në kërkim dhe do kemi mundësi ta mësojmë kush është.

Ajo që ishte e shëmtuar në gjithë betejën e baltës dhe dhunës së djeshme mediatike, ishte nxitimi për të gjetur një arsyetim për t’u bërë solidar me Inën, që të mos  kishte lidhje me arsyen e dhunës.

Dhe ishin dy raste të pështira. E para një aktiviste e shoqërisë civile S.A., nga këto OJQ, që jetojnë për të rritur rolin e femrës në shoqëri, e cila në fakt nuk justifikonte dot dhunën mbi Inën, dhe akuzonte qeverinë që e kishte çuar një police femër në protestë.

Ndonjë herë njeriu gjendet keq dhe nuk e mbron dot atë që do dhe në këtë rast ndoshta kjo aktivistja është e dëshpëruar që nuk e mbron dot aktin e dhunës mbi policen, por e keqja nuk është se Ina qëlloi police femër. OJQ  ka gjithë jetën që paguhen të na mbushin mendjen që femrat janë të barabarta me burrat dhe në rastin konkret kur Ina ka pranuar të bëhet police, ka pranuar të jetë dhe përball turmave. Dhe nuk ka diskriminim më të madh për Inën, se sa një gjoja femniste të gjej shkakun e dhunës tek fakti që ajo është femër, pa thënë asnjë fjalë kundër dhunuesve.

E dyta është Eni Vasili, e cila në përpjekje për t’u bërë solidare me policen e masakruar, gati u përlot nga fakti se ajo është e bukur dhe nuk mund të vritej. A thua se gjahtarët kishin vrarë një sorkadhe dhe ishte mëkat, pasi ajo po perëndonte sytë me lotët që i rridhnin nga dhimbja.

Në fakt debati I djeshëm mbasdite për çdo gazetar ishte fakti,  se ajo policia e bukur, u quajt “ndrikull” nga Sali Berisha dhe Eni besoj e di kujt i thotë “ndrikull” Sali Berisha. Zakonisht vajzave të bukura që i identifikon si mantenuta. Eni dhe mund të mos përlotej, se Ina police është dhe mund të plagoset. Bile larg qoftë dhe mund të vritet në këtë vend të çmendur. Por ajo në të gjitha rastet ose mbrohet, ose sulmohet si police, por jo si e bukur apo e shëmtuar. Si të bukur e gjykoi Sali Berisha, nuk kishte nevojë dhe për lotët e një gazetareje, që e bën dhe më vulgare dramacitetin e ngjarjes.

Ina është një police në krye të detyrës, një profesion që e ka zgjedhur vet, dhe që do përballet me gjithë rreziqet që ka ai profesion. Nëse ajo do ishte mashkull, apo femër e shëmtuar, nuk e di cfarë do thonin këto dy zonjat për të. Por di çfarë nuk do thonin. Atë që nuk thanë dhe dje, për të vënë gishtin tek problemi.

Dhe problem i protestës së djeshem nuk ishin as njerëzit e zemëruar, dhe as policët që i mbijetuan dhunës. Problemi ishte ai plaku që kërkonte gjak dhe që futi njerëz në turmë të hidhnin kapsolla luftarake. Çdo gjë tjetër që mund të ndodhte, çdo përballje e policëve me protestuesit, do të ishte normale.

Por kur nuk ke kurajo të thuash kush kërkonte gjak në protestë, mund dhe të mos flasësh, dhe nuk ke pse fshihesh, as pas fustanit Inës dhe as pas bukurisë së saj. Nuk janë ato probelmi. Problemi është ai që do gjak.

Next Post
Emri/ Kapet autori i plagosjes së polices Ina Nukaj

Emri/ Kapet autori i plagosjes së polices Ina Nukaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com