• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

RELACIONI/ Tokat bujqësore, vendoset afat i ri për t’i marrë në pronësi

by Java News
21/12/2017 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qevera ka vendosur të shtyjë afatin për marrjen në pronësi të tokave bujqësore nga çdo familje. Sipas vendimit të miratuar pak ditë më parë çdo person ka afat deri në 31 dhjetor 2018 për të kalimin ne emër të tij të çdi shipërfaqje toke bujqësore apo t ëish ndërmarrjeve bujqësore.

“Afati për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore apo të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve mbyllet në datën 31 dhjetor 2018”. Afati për marrjen e këtyre tokave në pronësi kishte përfunduar në 30 qershor 2016, por tashmë qeveria hap një tjetër proces për ti marrë këto prona nga personat që i zotërojnë.

Përfitojnë
Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet e mëposhtme:

-janë përfitues të tokës bujqësore, sipas vendimit nr. 452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, të ndryshuar. në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë banorë të njësisë së qeverisjes vendore dhe prej datës 1.10.1992 nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre, sipas regjistrit të gjendjes civile. dhe

-e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.

Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet e mëposhtme:

-kanë lëvizur nga qendrat e tyre të banimit dhe janë vendosur në territoret e ish-ndërmarrjeve bujqësore me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, sipas të cilave ata janë përfitues të tokës bujqësore në pronësi. dhe

-e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.

Kriteret për pajisjen me aktin e marrjes së tokës në pronësi
Familjet bujqësore apo individët pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj, nëse janë përfitues të tokës bujqësore në përdorim. E përdorin tokën për veprimtari bujqësore dhe e kanë aktin e marrjes së tokës në përdorim të lëshuar deri më 15.8.2008.

Në këtë rast sipërfaqja e tokës bujqësore që jepet në pronësi, do të jetë e barabartë me tokën që përdoruesi ka në shfrytëzim, por në asnjë rast më e madhe se sipërfaqja që tregohet në aktin e përdorimit dhe as më e madhe se sipërfaqja që i takon, sipas normës për frymë të përcaktuar nga legjislacioni i kohës.

E përdorin tokën për veprimtari bujqësore, pavarësisht se nuk janë pajisur me aktin e përdorimit. Në këtë rast sipërfaqja e tokës bujqësore që jepet në pronësi do të jetë e barabartë me tokën që përdoruesi ka në shfrytëzim, por në asnjë rast më e madhe se sipërfaqja që i takon, sipas normës për frymë të përcaktuar nga legjislacioni i kohës.

Familjet bujqësore apo individët, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara dhe pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj. Në këtë rast sipërfaqja e tokës bujqësore që jepet në pronësi, do të jetë e barabartë me tokën që familjet bujqësore apo individët përdorin për veprimtari bujqësore, por, në asnjë rast, më e madhe se sipërfaqja që i takon, sipas përcaktimeve të vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Aktet e marrjes së tokës në pronësi, të përfituara nga familjet bujqësore apo individët, pa pasur më parë akt të marrjes së tokës në përdorim apo duke pasur akt të marrjes së tokës në përdorim, të lëshuar pas muajit shkurt të vitit 1996, si dhe që plotësojnë të gjitha kushtet e tjera të legjislacionit të kohës, konsiderohen të vlefshme.

Procedura për pajisjen e subjekteve me aktet e marrjes së tokës në pronësi
Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore është organi përgjegjës për ndjekjen dhe përfundimin e procedurave për pajisjen e subjekteve me AMTP, sipas kërkesave, kritereve dhe kushteve të përcaktuara në këtë ligj. Kryetarët e fshatrave, kryesitë e tyre, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore dhe administrata e tij evidentojnë, përcaktojnë e saktësojnë përdoruesit në fakt të tokës për veprimtari bujqësore, vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kufitarët për çdo përdorues, sipas akteve nënligjore të dala në zbatim të këtij ligji.

Përcaktimi i përdoruesve të tokës bujqësore për çdo fshat në njësinë e qeverisjes vendore bëhet me vendim të këtij këshilli, i cili merret me tre të pestat të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij. Ky vendim përbën aktin administrativ për përcaktimin e përdoruesve të tokës bujqësore për çdo fshat.

Familjet bujqësore apo individët që nuk figurojnë në vendimin e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, nuk pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi, me përjashtim të rasteve kur ka një vendim gjyqësor të formës së prerë që përcakton ndryshe. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, fillon procedurën për pajisjen e subjekteve përfitues me AMTP vetëm pasi:

a) është marrë përgjigje zyrtare nga institucionet e përcaktuara.

b) është marrë vendimi i këshillit të njësisë së qeverisjes vendore që përcakton listën e përdoruesve të tokës bujqësore.

c) vendimi i këshillit të njësisë së qeverisjes vendore është përcjellë zyrtarisht pranë institucioneve që merren me drejtimin dhe kontrollin e procesit të verifikimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, përkatësisht:

-Komisionit Qeveritar të Tokës dhe sekretariatit teknik pranë tij.

-komisionit vendor të verifikimit të titujve të pronësisë pranë prefektit të qarkut. drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës pranë këshillit të qarkut.

-Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore raporton çdo muaj për ecurinë e kryerjes së këtij procesi, si dhe në përfundim të tij tek prefekti i qarkut.

Përfundimi i afatit
Nëse nga informacioni zyrtar i siguruar gjatë procesit të verifikimit të gjendjes juridike të pronës rezulton se toka bujqësore është objekt shqyrtimi në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo në gjykatë dhe këto institucione: a) me vendim të formës së prerë përcaktojnë, brenda afatit të plotësimit të AMTP-ve, një pronar tjetër nga përdoruesi për këtë tokë, atëherë përdoruesit i përfundon afati i përdorimit të tokës bujqësore.

b) me vendim të formës së prerë nuk përcaktojnë, brenda afatit të plotësimit të AMTP- ve, një pronar tjetër nga përdoruesi për këtë tokë, atëherë kjo nuk bëhet pengesë për kalimin e tokës nga përdorimi në pronësi, në qoftë se përdoruesi plotëson kushtet e tjera të këtij ligji. c) nuk arrijnë të marrin vendim të formës së prerë, brenda afatit të plotësimit të AMTP-ve.

Marre nga: http://shqiptarja.com/ekonomi/2733/marrja-e-tokave-bujqesoreafati-i-ri-per-ti-marre-ne-pronesi-459914.html

ma.me

Next Post
Bonucci mund të largohet nga Milan, ja ku pritet të transferohet

Bonucci mund të largohet nga Milan, ja ku pritet të transferohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In