• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Relacioni/ Shpërblimet e fundvitit, kategoritë që përfitojnë

by Java News
01/11/2017 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të vazhdojë edhe këtë vit traditën e shpërndarjes së shpërblimeve për festat e fundvitit. Lajmi i mirë është dhënë nga Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit, ku thuhet se “për këtë vit 80 mijë familje me ndihmë ekonomike do të përfitojnë shpërblime për festat e fundvitit”.

“Panorama” shkruan se Ministria e Financave nuk ka përcaktuar ende fondin dhe nuk ka nisur përllogaritjet për masën e shpërblimit, por burime pranë këtij institucioni thanë për gazetën se prioritet i skemës së shpërblimeve të fundvitit do të jenë edhe pensionistët.

Vjet, me vendimin e posaçëm, familjet me ndihmë ekonomike përfituan 2 mijë lekë deri në 3 mijë lekë shpërblim, ndërsa pensionistët kryefamiljarë, ata që marrin pension pleqërie dhe pension fshati, përfituan 6 mijë lekë shpërblim.

FAMILJET ME NDIHMË EKONOMIKE

Sipas vendimit të posaçëm që qeveria nxjerr për shpërblimet e fundvitit, përfitues të shpërblimit do të jenë 80 mijë familje me ndihmë ekonomike. Vjet vendimi i posaçëm për shpërblimet u mor më 16 dhjetor nga qeveria. Familjet me ndihmë ekonomike përfituan 2 deri në 3 mijë lekë shpërblim.

Nga paketa e solidaritetit përfituan edhe 68 mijë kategori të veçanta në statusin e personave me aftësi të kufizuara dhe 3595 persona që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake. Vlera e shpërblimit për këto kategori varioi 2,5 mijë lekë deri në 3 mijë lekë. Ndërsa efektet financiare për shpërblimet e familjeve që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike dhe personat e verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë, efektet financiare përballohen nga zëri “Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë”, miratuar në buxhetin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

PENSIONISTËT

Në skemën e shpërblimeve të fundvitit qeveria do të përfshijë edhe pensionistët. Vjet me vendimin e posaçëm përfituan shpërblim 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Sipas këtij vendimi, rreth 372.932 pensionistë, që marrin pension pleqë- rie, pension invaliditeti dhe pension familjar, si dhe 145.580 pensionistë që marrin pension fshati, përfituan 6 mijë lekë shpërblim. Përfitues të shpërblimit ishin edhe 10.600 pensionistë, që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Next Post
Prefekti i ri i Durrësit, IKLPDKI i vuri gjobë dhe e kallëzoi penalisht 

Prefekti i ri i Durrësit, IKLPDKI i vuri gjobë dhe e kallëzoi penalisht 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In