• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REL: Çfarë përmban deklarata për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë?

by E S
22/03/2025 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksplorimi i zhvillimit dhe blerjes së kapaciteteve mbrojtëse përmes bashkëpunimit shumëkombësh, ndarja e ekperitzave më të mira në rekrutim, zhvillim dhe mbajtjen e personelit për të rritur kapacitetet parandaluese dhe mbrojtëse, stërvitje të përbashkëta, forcimi i hapave kundër kërcënimeve hibride, shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës për parandalim dhe mbështetja e Kosovës për marrjen e statusit të saj në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Këto janë disa nga pikat që përfshin deklarata e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë që ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nënshkruan më 18 mars në Tiranë.

Marrëveshja e plotë u publikua nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, më 22 Mars, i cili shkroi në X se në historinë e saj, Tirana nuk ka precedent për marrëveshje apo traktate të fshehta në dëm të fqinjëve, “siç e kanë pasur shtetet e tjera”.

“Serbia, duke ndjekur prej dy vjetësh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga Qeveria serbe”, shkroi ai.

Ministri Vengu tha se marrëveshja synon të përmbushë ambiciet që dalin nga koncepti strategjik i NATO-s dhe mbështetet në rritjen e bashkëpunimit dhe prodhimit industrial të mbrojtjes në bazë të zotimit të aleancës për zgjerim industrial dhe planit të Bashkimit Evropian për Riarmatosjen e Evropës.

Çfarë thuhet në deklaratë?

Marrëveshja për fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes Kosovës dhe dy shteteve anëtare të NATO-s, Shqipërisë dhe Kroacisë, ka katër pika.

Pika e parë ka të bëjë me promovimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin në industrinë përkatëse.

Aty thuhet se tri shtetet do të eksplorojnë zhvillimin dhe blerjen e kapaciteteve mbrojtëse përmes bashkëpunimit shumëkombësh, me qëllim që të rrisin gatishmërinë e forcave të tyre ushtarake. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po ashtu zotohen që do të identifikojnë hapësira për bashkëpunim n industrinë e mbrojtjes, duke nxitur qasjen në burime dhe zinxhir furnizimi me qëllim që të kenë një industri konkurruese dhe të qëndrueshme të mbrojtjes.

Kjo pikë e marrëveshjes po ashtu parasheh investim në teknologji dhe inovacione të reja me qëllim që të kenë një qasje të unifikuar ndaj transformimit të sigurisë dhe mbrojtjes.

Pika e dytë adreson rritjen e ndërveprueshmërisë, përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve. Aty thuhet se do të ndahen praktikat më të mira të rekrutimit, zhvillimit dhe mbajtjes së personelit të kualifikuar ushtarak me qëllim që të rriten kapacitetet parandaluese dhe mbrojtëse.

Po ashtu, aty parashihet mundësia e edukimit dhe trajnimit individual përmes akademive dhe kolegjeve përkatëse të shteteve, “me qëllim që të ketë kuptueshmëri më të mirë nga ana strategjike të kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta”.

Marrëveshja parasheh stërvitje dypalëshe dhe trepalëshe për të përmirësuar ndërveprueshmërinë në bazë të politikave të NATO-s dhe BE-së, me qëllim që forcat e tyre ushtarake të jenë të përgatitura në mënyrë adekuate.

Pika tre përqendrohet në kundërpërgjigjen ndaj kërcënimeve hibride. Shtetet janë zotuar se do të forcojnë hapat e përbashkët për t’iu përgjigjur kërcënimeve hibride, përfshirë kërcënimeve kibernetike, fushatave të dezinformimit si dhe “ndikimin dashakeq të huaj që mund të komprometojë ose të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale”.

Në këtë fushë përfshihet këmbimi i informacioneve të inteligjencës për koordinim strategjik dhe operacional mes institucioneve të mbrojtjes “për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive kundër sfidave që hasin vendet tona përkatëse”.

Po ashtu, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë thënë se do të eksplorojnë mundësitë e reagimit për një sërë kërcënimesh të mundshme ndaj infrastrukturës së tyre kritike.

Dhe pika e fundit e marrëveshjes flet për mbështetjen që shtetet do të ofrojnë për integrimin euroatlantik. Këtu përfshihet përafrimi i politikave me institucionet dhe strukturat euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes.

Shtetet janë zotuar se do të bashkëpunojnë për integrimin e plotë të Kosovës në nismat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe të pranimit në Programin për Partneritet për Paqe të NATO-s.

Kritikat e Serbisë për marrëveshjen

Serbia e ka kritikuar nismën e bashkëpunimit mes tri vendeve, duke e parë si kërcënim për “integritetin terrorial të saj”. Beogradi, që menjëherë kërkuar shpjegim nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet e nismës, po ashtu ka akuzuar dy shtetet për nisje të një gare armatimi në rajon.

Kosova, ndërkaq, ka thënë se nisma për bashkëpunim do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe nuk duhet të shihet si kërcënim ndaj askujt, por po ashtu duhet të merret edhe si mesazh se tri shtetet do të jenë të bashkuara përballë çfarëdo sfide apo kërcënimi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka cilësuar kundërshtimet e Serbisë për nismën e bashkëpunimit të mbrojtjes si “shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit”, e cila, sipas MPJD-së, “parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera”.

“Përpjekja e Serbisë për ta paraqitur veten si ‘garantuese e paqes në Ballkan’ është absurde. Asnjë shtet në rajon e më gjerë nuk ka kontribuar më shumë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor sesa Serbia, siç e dëshmojnë faktet historike dhe zhvillimet e fundit”, tha MPJD-jamë 19 Mars.

Kroacia i është përgjigjur kritikave të Serbisë, duke thënë se ka kaluar koha kur Zagrebi kërkonte leje nga Beogradi se si të vepronte dhe me kë të bashkëpunonte.

Ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë kanë thënë se nisma mund të zgjerohet me shtete tjera, duke përmendur këtu mundësinë që Bullgaria të bëhet pjesë e saj.

Ndërkaq, Mali i Zi ka thënë se nuk ka qenë i ftuar që të bëhet pjesë e deklaratës për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Njohësit e fushës së sigurisë e kanë parë nismën si hap drejt forcimit të alternativave ose aleancave strategjike, që Kosova të avancojë në aspektin e mbrojtjes. Megjithatë, ata nuk e shohin si hap drejt formimit të një aleance formale të mbrojtjes, sikurse është ajo e NATO-s./REL

Next Post
Spiropali takohet me ish-Presidentin: Do bëjmë realitet kërkesën për ngritjen e muzeut “Aleksandër Moisiu” në Kavajë

Spiropali takohet me ish-Presidentin: Do bëjmë realitet kërkesën për ngritjen e muzeut “Aleksandër Moisiu” në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

February 16, 2026
Sikur mos të kishte protesta?

Sikur mos të kishte protesta?

February 16, 2026
Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

February 16, 2026
Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In