Cristiano Ronaldo me golin e shënuar në fitoren e Real Madridit kundër Villarrealit ka arritur rekord në futbollin spanjoll për nga numri i golave të shënuar nga penalltia, shkruan zeri.info.
Futbollisti më i mirë në botë, kundër “Nëndetëses së Verdhë“ e shënoi golin e 57-të nga pika e bardhë. Deri më 26 shkurt të këtij viti, rekordin e mbante meksikani legjendar Hugo Sanchez, po ashtu me Realin, i cili kishte shënuar 56 gola nga penalltia.
Në pozitën e tretë të kësaj lishte gjendet holandezi Ronald Koeman, i cili kur ishte te Barcelona ka shënuar 46 gola nga 11-metërshi. Pozitën e katërt e ndajnë sulmuesi aktual i Barcelonës Lionel Messi dhe ish-anëtari i Valencisë, Luboslav Penev me nga 43 gola.
Duke marrë parasysh moshën dhe formën e portugezit, ka shumë mundësi që ai ta përmirësojë rekordin e tij, citohet “Zëri”. (b.an)