• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rekordi i ri, në muajin korrik u larguan 7 mijë shqiptarë për në Gjermani

by
11/08/2015 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rekordi i ri, në muajin korrik u larguan 7 mijë shqiptarë për në Gjermani

Policia gjermane është alarmuar për dyndjen e kërkesave të azilkërkuesve nga Shqipëria. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se për muajin korrik, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në Gjermani arriti në 7 mijë.

Sipas gazetës gjermane që u referohet burimeve nga Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, në korrik u regjistruan 1160 kërkesa për azil më shumë se në qershor. Kjo shifër është gati dhjetëfishuar në krahasim me korrikun e 2014-s, kur autoritetet gjermane regjistruan vetëm 766 kërkesa për azil nga shqiptarët. Megjithatë Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ende nuk i ka bërë zyrtarisht publike shifrat e azilkërkuesve nga vende të ndryshme të botës për muajin korrik.

Zëdhënësi i grupit të punës së deputetëve socialdemokratë gjermanë për Migracionin dhe Integrimin, Rüdiger Veit, shprehu bindjen se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi shumë shpejt do të kategorizohen si vende të sigurta origjine, pavarësisht se azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, përbëjnë gjysmën e totalit të azilkërkuesve nga e gjithë bota në Gjermani.

Kjo masë nënkupton se kërkesat për azil nga këto vende do të refuzohen dhe azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor do të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Sipas rregullave të reja, ata rrezikojnë të përjashtohen nga lëvizja e lirë në zonën Shengen për 5 vite. Duke u ndalur te shifrat, në qershor, Shqipëria u rendit e treta pas Sirisë e Kosovës, për numrin e azilkërkuesve në Gjermani për gjysmën e parë të këtij viti me rreth 22 mijë azil kërkues. Nga rreth 180 mijë kërkesat për azil që u janë paraqitur autoriteteve gjermane për këtë vit, 90 mijë janë prej shtetasve nga Ballkani Perëndimor.

Next Post

S'do ta besoni si i mbush valixhet me para orkestra në një dasëm shqiptare (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com