• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekordi, 53 mijë persona hynë në vend brenda 24 orësh

by A R
06/08/2018 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola bën të ditur se këtë fundjavë edhe falë masave shtesë të marra dhe bashëpunimit përdorues rruge + Polici Rrugore, nuk u regjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze për jetën, në zonat turistike.

Fluks i jashtëzakonshëm në pikat e kalimit kufitar ka qenë ai i datës 4 gusht, kur në Shqipëri kanë hyrë 53 mijë persona dhe 12 300 automjete.

“Vetëm në datën 4 Gusht nga Pikat e Kalimit Kufitar kanë hyrë në territorin e Shqipërisë mbi 53 mijë shtetas dhe kanë tranzituar po në këto pika për në Shqipëri mbi 12.300 mjete. Për 3 ditë Drejtoria e Policisë Rrugore – falë bashkëpunimit intesiv me radiot me shtrirje kombëtare – komunikoi informacion të detajuar tek drejtuesit e mjeteve në lidhje mbi rrjedhshmërinë e trafikut, ngarkesën dhe bllokimet ose ngadalësimet e tij, si dhe rrugët alternative kur pati mbingarkesë.

Gjithashtu nëpërmjet mediave lokale dhe rrjeteve sociale, 12 drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore komunikuan dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacionin për trafikun”, ka deklaruar Mitat Tola, kreu i Policisë Rrugore.

Krahas menaxhimit të lëvizjes, në kuadër të parandalimit të ngjarjeve me pasoja të rënda në akset rrugore, gjatë fundjavës janë arrestuar 58 shoferë.

“Nga këta 21 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 37 për mungesë të lejes së drejtimit. Policia ka pezulluar gjithashtu 254 leje drejtimi, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj. Për mbi 7.800 drejtues mjeti janë vendosur masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, sidomos për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor. Patrullat e Policisë Rrugore, statike apo të lëvizshme do të marrin masat për të gjithë ata drejtues mjeti që kthehen në burim aksidenti duke shkelur normat e sjelljes. Nga ana tjetër ftojmë çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj. duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.”, tha Tola./a.m.

Next Post
Evropiani i Atletikës, Izmir Smajlaj kalon në finalen e kërcimit së gjati

Evropiani i Atletikës, Izmir Smajlaj kalon në finalen e kërcimit së gjati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com