• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rekordet Botërore Guiness 2015, ja të “çmendurit” e parë të vitit

by
18/09/2015 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rekordet Botërore Guiness 2015, ja të “çmendurit” e parë të vitit

Nga breshka më e shpejtë deri në gojën me më shumë dhëmbë, një koleksion rekordesh që as nuk kishit guxuar t’i mendonit

Rekordet Botërore Guiness, autoriteti botëror për njerëzit që thyejnë rekorde, feston këtë vit 60-vjetorin nga publikimi i parë i librit të saj. Që kur u publikua për herë të parë në vitin 1955, Libri i Rekordeve Botërore Guinness është shndërruar në fenomen. Ka arritur të shesë 134 milionë kopje në më shumë se 100 vende të botës. 112-vjeçari Yasutaro Koide njihet zyrtarisht si njeriu më i moshuar në botë, sipas librit të Rekordeve Guinness. Koide ka lindur në 13 mars, 1903 dhe ka punuar si rrobaqepës. Ai u bë njeriu më i moshuar në botë pas vdekjes së Sakari Momoit nga Tokioja në korrik, në moshën 112-vjeçare. Po nga Japonia është Misao Okawa, vajza e rrobaqepëses së kimonove. Okawa vdiq në qershor të këtij viti dhe ishte gruaja më e moshuar në botë. Ajo ishte 117 vjeç. Thyesit e rekordeve janë mes atyre që shpalosen në 60 vjetorin e librit Guinness. Si Koide dhe Okawa ishin të rinj kur Hollivudi realizoi filmin Gone with the Wind. Filmi me aktorët Vivien Leigh dhe Clark Gable doli në vitin 1939, por edhe sot, ky film për Luftën Civile Amerikane është filmi me më shumë të ardhura në të gjitha kohërat. Avatar – filmi i parë tredimensional – vjen në vendin e dytë me 2.78 miliardë. Kur Guinness u publikua fillimisht në vitin 1955, ndërtesa Empire State ishte më e larta e ndërtuar ndonjëherë. Ajo dominonte në Nju Jork me një lartësi prej 448.6 metrash, më saktë 443 metra deri në majë. Sot Rekordi Botëror Guinness i takon ndërtesës Burj Khalifa, në Dubai që është 828 metra e lartë. Duhet të jesh tip i veçantë për të hyrë në librin Guinness. E tillë është Lee Redmond e cila zgjati thonjtë për 30 vjet me radhë. Fatkeqësisht ato iu thyen në një aksident me makinë. Kafshët janë gjithmonë popullore për lexuesit e librit Guinness dhe pronarët e tyre janë entuziastë t’i regjistrojnë në librin e rekordeve, në rrugën drejt famës. Zeus, është për shembull qeni më i gjatë në botë – 1 metër e 12 centimetra. Disa rekorde nuk janë të papritura. Albumi Thriller i Michael Jackson-it është ende më i shituri deri më sot me mbi 65 milion kopje.

Ja cilat janë performancat e rekordet më interesante të përzgjedhura këto 12 muaj nga 50 mijë kërkesa të dërguara:

1- Breshka më e shpejtë

1

Dikush e ka nominuar Usain Bolt-i i breshkave, dhe në fakt performanca e breshkës Bertie është ajo e vrapimit të shpejtë. Zvarraniku anglez ka zhvilluar një distancë prej 5.48 metrash për 19,59 sekondash, duke arritur shpejtësinë 0,28 metra për sekondë. Ajo arriti të thyejë rekordin e një breshke tjetër, e cila të njëjtën distancë arriti ta kryejë për 43.7 sekonda.

2- Këmbët më të gjata

2

Këmbët më të gjata i përkasin Jeison Orlando Rodriguez Hernandez, nga Venezuela, të cilat arrijnë 40,1 cm e djathta dhe 39,6 e majta.

3- Pellushi më i gjatë i një lepuri

3

Është 36,5 cm e gjatë dhe i përket Françeskës, një lepuri nga Angora në Angli. Është dy vjeçe. Lepurushja, pellushi i së cilës duhet të trajtohet me kujdes, gjithnjë ngatërrohet me qen pekinez.

4- 100 metra me çizme skish

Çdo i apasionuar i sporteve të dimrit do ta vlerësojë rekordin e Andre Ortolf, nga Gjermania, i cili në mars të vitit 2014 arriti të bëjë 100 metra në 17,65 sekonda, duke veshur një palë çizme skie.

4

5- 100 metra me nallane

5

Një vit më parë, përsëri Andre Ortolf, bëri një vrapim të një mënyre tjetër. E njëjta distancë, e përshkuar me nallane hollandeze në këmbë. Në këtë rast e bëri për 16,27 sekonda.

6- Bizelja e dërguar më larg nëpërmjet frymës

6

Andre Ortolf është një djalë i gjithanshëm dhe gjatë kohës së lirë provon rekorde të reja. Këtë herë ai arriti të fryjë një kokërr bizeleje në distancën 7.31 metra. Rekord botëror.

7- Goja me më shumë dhëmbë

7

Vijay Kumar nga Bangalore i Indisë ka 37 dhëmbë, 5 më shumë se një gojë normale e një të rrituri.

8- Brirët më të mëdhenj

8

Ky dem i quajtur “Big Red 907” në Teksas të Shteteve të Bashkuara ka brirët më të gjatë në botë.

9- Furgoni më i madh me hot-dog

 9

Është e vështirë ta imagjinosh një karrocë kaq të madhe që shet hot-dog. Ajo gjendet në Misuri, është 7.06 metra e gjatë, 3.72 metra e lartë dhe 2.81 metra e gjerë.

10- Stilolapsi më i gjatë në botë

10

I gjatë 5.5 metra, ky stilolaps nuk është i përshtatshëm për xhepin e një xhakete. Peshon 37.23 kg dhe për ta transportuar në rrugët e Indisë u deshën të paktën 4 persona.

11- Çifti më i gjatë i të martuarve

11

Sun Mingming dhe bashkëshortja e tij, Xu Yan, janë përkatësisht 2.36 dhe 1.87 metra të gjatë. Ata u martuan në vitin 2013.

12- Numri më i madh i rrotullimeve me BMX

12

21-vjeçari nga Tokjo, Takahiro Ikeda është një mjeshtër i biçikletës BMX. Ai arriti të kryejë 83 rrotullime 360 gradë me biçikletën e tij.

 

13- Numri më i madh i pritjeve të bëra nga një qen

13

Purin, një qenushe femër 9 vjeç, është e apasionuar pas futbollit. Ajo arriti të presë 14 gjuajtje në portë për 60 sekonda.

 

14- Çizmet më të mëdha kauboj

14

Janë të larta 10.74 metra dhe ndodhen në Teksas, një vend që është i mësuar me porcionet ekstra të mëdha. Ato u realizuan nga 72-vjeçari Bob Wade.

Next Post

INTERVISTA / Vrasësi i turistëve çekë: Do jepja jetën time në vend të atyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

Finalja e Eurovizionit/ Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

May 16, 2026
Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In