• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rekord të ardhurash nga turizmi, konsumi shënon rritjen më të lartë në 3 vjet

by Java News
31/01/2019 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsumi i popullatës ka shfaqur shenja gjallërimi në vitin 2018, duke reflektuar efektet e rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vendit, konsumi i popullatës u rrit me gati 4%, që është niveli më i lartë që nga tremujori i dytë i vitit 2016.

Që prej vitit 2011, kur INSTAT raporton të dhënat, konsumi ka shënuar luhatje të mëdha, duke kaluar negativ në disa muaj të vitit 2015, në linjë me ngadalësimin e aktivitetit ekonomik.

Ndërsa në 2018-n, blerjet në vend kanë qenë më të qëndrueshme, të nxitura dhe nga gjallërimi i aktivitetit të turizmit në vend, teksa Shqipëria u kthye në një destinacion të preferuar të europianëve dhe jo vetëm. Turistët kanë shpenzuar për hotele, ushqime, pije, udhëtime, argëtim, apo dhe për blerjen e suvenireve të vendit të shqiponjave.

Sipas INSTAT, numri i vizitorëve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar u rrit me rreth 16 për qind në 2018-n, në raport me një vit më parë. Gjatë vitit 2018 rreth 5.6 milionë shtetas të huaj e vizituan vendin tonë për qëllime pushimi nga më shumë se 4.6 milionë turistë që erdhën më 2017.

Të dhëna të tjera të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë tregojnë në periudhën janar-shtator, të huajt kanë sjellë në vend 1.47 miliardë euro, niveli më i lartë rekord i regjistruar ndonjëherë. Në raport me një vit më parë, kjo shumë është rritur me 12%. Vetëm në tremujorin e tretë, që përkon me kulmin e sezonit turistik në vend, turistët dhe të huajt shpenzuan në vend 863 milionë euro, me një zgjerim prej 16% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për 9-mujorin, bilanci i udhëtimeve ka qenë pozitiv për Shqipërinë, me të ardhurat neto që kanë mbetur në vend prej 359 milionë eurosh, me një rritje vjetore prej 6%. Ky bilanc është rritur me shpejtësi, që nga 2013-a kur ai ishte negativ (d.m.th. shqiptarët shpenzonin më shumë jashtë sesa të huajt tek ne), duke reflektuar rritjen e shpejtë të turistëve.

Shtimi i turistëve nga ana tjetër po nxit dhe investimet në këtë sektor. Edhe sezoni turistik është zgjatur, pasi prenotimet fillojnë që nga maji deri në tetor.

Sipas INSTAT, Kosova vijoi të jetë furnizuesi kryesor i turizmit ku përgjatë vitit të kaluar mbi 1 milionë shqiptare nga ana tjetër e kufirit pushuan në Shqipëri, me një rritje 19% në raport me vitin 2017.

Turizmi patriotik vijon të furnizojë tregun vendas, pasi shqiptarët që jetojnë në Maqedoni janë grupi i dytë më i madhe i turisteve me rreth 680 mijë vizitore më 2018, po me një rritje të zbehtë vetëm 1.4 për qind në raport me vitin 2017. Më pas renditen shtetasit nga Italia, Greqia e mali i Zi.

Edhe pse numri i vizitoreve nga Shtete e Europës Perëndimorë është ende i ulët, rritja më e madhe e vizitoreve është shënuar për polakët. Gjatë vitit 2018 numri i turistëve nga Polonia është rritur me 34.2 për qind në krahasim me një vit më parë. Vendin e vizituan 153,7 mijë polakë. Rritja me ritme të përshpejtuar e turistëve nga Polonia po rrit gjithnjë e më shumë peshën e tyre në numrin total te vizitorëve./Monitor

a.cupaj

Next Post
Vetëvendosja: Thaçi u nxorr nga “dimri i vetmisë së madhe” prej shokëve tanë

Vetëvendosja: Thaçi u nxorr nga “dimri i vetmisë së madhe” prej shokëve tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In