• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

by A R
06/07/2026 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një ngadalësimi në prill dhe maj, të ndikuar nga situata e krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, regjistrimet për herë të parë të automjeteve në vend janë rritur sërish në qershor.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëjnë të ditur se në qershor u regjistruan për herë të parë 9,915 automjete të reja, që është niveli më i lartë për këtë vit, duke iu afruar kufirit të 10 mijë automjeteve.

Për të gjithë 6-mujorin, janë regjistruar për herë të parë gati 49 mijë mjete, me një rritje prej 3% në krahasim me janar-qershorin e vitit 2025. Ky është niveli i dytë më i lartë, pas 6-mujorit të vitit 2024, që mban rekordin historik me 50.3 mijë mjete.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në fund të qershorit në vend qarkullonin gati 1.1 milionë automjete.

Koreja e Jugut dhe Kina kryesojnë

Koreja e Jugut është prej të paktën tre vitesh tregu kryesor ku shqiptarët po blejnë automjete. Për 6-mujorin e parë të vitit, 25% e mjeteve të regjistruara për herë të parë, ose 12.3 mijë, e kishin origjinën nga Koreja e Jugut.

Arsyeja lidhet me çmimet më të lira të mjeteve në shtetin e largët, që vitet e fundit është bërë një nga eksportuesit më të mëdhenj të makinave të përdorura, pasi çdo vit prodhon mbi 4 milionë automjete, ndërsa miliona makina të përdorura dalin në treg si rezultat i zëvendësimit të shpeshtë me modele të reja. Falë mirëmbajtjes së mirë, kontrolleve teknike dhe rrjetit efikas të porteve, këto automjete eksportohen në dhjetëra vende të botës.

Edhe Kina po rezulton një destinacion i rëndësishëm, e ndikuar kryesisht nga interesi në rritje për makinat elektrike. Për periudhën janar-qershor, 17% e mjeteve, ose rreth 8.2 mijë, ishin nga Kina. Më pas vijojnë tregjet tradicionale, si Gjermania (5,837) dhe Italia (5,650).

Për të gjithë 6-mujorin, rreth 20 mijë automjete të regjistruara për herë të parë, ose 42% e totalit, erdhën nga Koreja e Jugut dhe Kina.

Bie interesi për makinat elektrike

Pavarësisht rritjes së regjistrimeve të reja në qershor, numri i makinave elektrike që hynë për herë të parë në qarkullim ishte më i ulëti i këtij viti, me vetëm 775 të tilla, ndërsa në mars ishte arritur rekordi me gati 1,300.

Gjithsesi, për 6-mujorin, numri i mjeteve elektrike të regjistruara për herë të parë ishte rreth 5,700, ose 3.4 herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke përbërë 11.7% të totalit të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në vend.

Volkswagen dhe Benz vijojnë të jenë mjetet më të preferuara, BYD ngjitet në vend të katërt

Në 6 muajt e parë të vitit, gati 8 mijë autovetura që hynë në qarkullim ishin të markës Volkswagen, e cila prej disa vitesh i ka marrë fronin Mercedes-Benz. Ky i fundit është në vend të dytë me rreth 7 mijë mjete, i ndjekur nga Audi me gati 4.8 mijë.

Marka kineze BYD, e cila është bërë e preferuar së fundmi për shkak të kursimit që ofron si mjet elektrik, me origjinë nga Kina, është ngjitur me shpejtësi, duke u renditur në vend të katërt për 6-mujorin, me gati 3.9 mijë mjete të regjistruara.

/Marrë nga Monitor

Next Post
Shpërthim i kontrolluar për Bypass-in e Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Shpërthim i kontrolluar për Bypass-in e Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com