• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekord makinash të regjistruara në korrik, Koreja e Jugut i merr “fronin” Italisë dhe Gjermanisë

by A R
23/08/2025 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët vijojnë të përmirësojnë renditjen e tyre në rajon sa i përket motorizimit. Këtë e tregojnë shifrat e automjeteve të regjistruara për herë të parë që këtë vit kanë shënuar një rritje të konsiderueshme.

Sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor në vendin tonë  gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025, kanë hyrë dhe janë regjistruar për herë të parë 57 mijë e 489 mjete.

Tendenca është në rritje të dukshme, veçanërisht në muajin korrik, kur u regjistruan 10 mijë e 27 mjete, shifra më e lartë e këtij viti.

Rritje kanë shënuar edhe mjetet elektrike. Vetëm në korrik, në rrugët shqiptare janë shtuar 508 mjete me energji të gjelbër, duke e çuar totalin në mbi 2 mijë e 800 që nga fillimi i vitit. Ndërsa qershori shënoi kulmin me 658 regjistrime elektrike.

Sipas standardeve mjedisore, pothuajse gjysma e autoveturave të reja janë Euro 5, ndërsa një tjetër pjesë e konsiderueshme i përket kategorisë Euro 6, duke treguar një prirje drejt mjeteve më pak ndotëse.

Sa i përket origjinës së automjeteve, Koreja e Jugut kryeson me mbi 11 mijë regjistrime, e ndjekur nga Italia, Gjermania dhe Zvicra. Në listë qëndrojnë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kina, që së bashku përbëjnë një burim të rëndësishëm të importit të mjeteve në vend.

Ky zhvillim tregon se tregu i automjeteve po gjallërohet, me konsumatorët që kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa moderne dhe më të qëndrueshme. Në Shqipëri sipas INSTAT qarkullojnë rreth 1 milionë mjete, shumica e të cilave janë autovetura.

Next Post
Vrau gruan në Volos, kapet 24 orë pas krimit Pandeli Nakoleci, qendronte i fshehur në një…

Vrau gruan në Volos, kapet 24 orë pas krimit Pandeli Nakoleci, qendronte i fshehur në një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com