• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekord i ri rastesh të reja në Shqipëri: 5 viktima dhe 140 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve

by Ardit Rada
11/08/2020 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 140 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë nga fillimi i pandemisë, ndërsa janë shëruar 101 pacientë, duke e çuar në 3480 numrin total të të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar positive me Covid19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë,
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë.
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të japin kontributin e tyre në këtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura.
Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.
Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)
Testime totale 47051
Raste pozitive 6676
Raste të shëruara 3480
Raste Aktive 2991
Humbje jete 205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1657
Durrës 360
Shkodër 253
Fier 129
Vlorë 107
Lezhë 104
Korçë 99
Kukës 96
Elbasan 69
Berat 49
Dibër 35
Gjirokastër 33

Next Post
Edhe Tatimet me shërbime online për individët dhe biznesin, Denaj: Risi e rëndësishme e 2020

Njoftimi nga Tatimet: 25 gushti afati i fundit për ankesat e ndihmës financiare të paketave 1 dhe 2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

November 14, 2026
Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

November 14, 2026
Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

November 14, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

November 14, 2026
Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

November 14, 2026
20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

November 14, 2026
Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In