• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rekord historik, zbulohet shifra e parave të shpenzuara nga të huajt në Shqipëri

by A R
11/09/2018 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si turistët e huaj në Shqipëri, ashtu dhe shqiptarët jashtë, kanë shpenzuar më shumë në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve në vend për periudhën janar-qershor arritën në 785 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord maksimal historik, që pas viteve ’90.

Rritja e fluksit të turistëve të huaj, teksa Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar turistik, ka bërë që të hyjë më shumë valutë nga turizmi në vend. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga shpenzimet e të huajve në Shqipëri janë rritur me 8.7% shkruan Monitor.

Të dhënat e mëparshme të INSTAT kanë treguar se ka një rritje të hyrjeve të të huajve në vend. Për periudhën janar-qershor, Shqipërinë e vizituan 1.9 milionë të huaj, me një rritje prej 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Peshën kryesore vijojnë ta mbajnë shtetasit nga Kosova, me rreth 29% të totalit, të ndjekur nga maqedonasit, me 15%, grekët me 11.5%, malazezët me 9.3%, italianët me 7.3%. Rreth 30% e hyrjeve ishin për qëllime pushimi, sipas INSTAT. Shpenzimi mesatar i të huajve në Shqipëri rezulton rreth 410 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej.

Edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë kanë qenë më të shumtë në numër dhe si rrjedhojë kanë shpenzuar më shumë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-qershor, paratë e shpenzuara jashtë ishin 624 milionë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore. Edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur nivelet rekord të larta që pas viteve ’90.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, për 6 muajt e parë të vitit, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në 2.4 milionë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore. Shpenzimi mesatar i shqiptarëve jashtë rreth 327 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej.
Mesatarja e shpenzimeve të shqiptarëve jashtë rezulton më e ulët për shkak se një pjesë e madhe e pushuesve shkojnë në vendet fqinjë, ku është relativisht lirë dhe qëndrojnë pak ditë.

Por kur udhëtojnë në vendet e Europës Perëndimore, shqiptarët nuk kursehen dhe shpenzojnë më shumë sesa mesatarja europiane. Për në Gjermani, ku mesatarisht rrinë 10.9 ditë, shpenzimi mesatar është 496 euro, ose 47% më shumë se mesatarja europiane. Vetë gjermanët për pushime jashtë vendit të tyre shpenzojnë mesatarisht 443 euro për udhëtim, sipas Eurostat.

Prej disa vitesh bilanci i udhëtimeve në Shqipëri është pozitiv, ndërsa deri në 2014-n shqiptarët shpenzonin më shumë jashtë sesa të huajt harxhonin në Shqipëri. Për 6-mujorin e parë 2017, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv me 162 milionë euro, 4% më shumë se janar-qershor i një viti më parë./a.m.

Next Post
Rama: Riformatim strukturës së PS! Partia do bëhet me çdo kusht!

VIDEO/ Rama kujton sulmet terroriste në SHBA: Tragjedia që ndryshoi botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In