• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekord historik, shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit

by A R
05/05/2026 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët kanë rritur investimet në pasuri të paluajtshme jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vitet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat mbi pozicionet e Investimeve të Huaja Direkte, stoku i investimeve që rezidentët shqiptarë zotërojnë në pronat jashtë kufijve ka kapur vlerën rekord me një stok 766.5 milionë euro në fund të vitit 2023.

Siç shihet nga të dhënat në tabelën e mëposhtme fluksi ka qenë shumë i lartë në vitin 2023 me 760 milionë euro, pasi deri në vitin 2022, stoku i investimeve të shqiptarëve në pasuri të paluajtshme jashtë vendit ka qenë vetëm 6.5 milionë euro, sipas Eurostat.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit. Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria paraqet një profil krejtësisht të ndryshëm dhe shumë më agresiv në raport me investimet jashtë vendit. Maqedonia e Veriut raporton shifra modeste që nuk i kalojnë 3 milionë eurot, dhe vende si Serbia apo Mali i Zi nuk kanë të dhëna të publikuara.

Ky ekspansion ngre pyetje mbi burimet e këtij likuiditeti dhe arsyet që po i shtyjnë investitorët shqiptarë të zhvendosen jashtë, pasi tregu i brendshëm është në një fazë bumi çmimesh.

Ekspertët e tregut pohojnë se ka një vale reale ku individët e pasur po blejnë prona apo shtëpi pushimi në vende si Greqia, Italia apo Spanja, nisur nga kursi i favorshëm i euros dhe rregullat më të qarta të pronësisë. Gjithashtu mësohet se ka rol përmirësimi i metodologjisë nga Banka e Shqipërisë dhe rritja e shkëmbimit të informacionit.

Gjithashtu rritja e çmimeve të pronave në vendi tonë sidomos në Tiranë ka kaluar nivelet mesatare të çmimeve ë disa zona të Mesdheut, duke shtyrë gjithnjë e më shumë kapitalin vendas jashtë.

Nëse një apartament në Tiranë kushton afërsisht sa një apartament në një qytet europian, shumë blerës zgjedhin të dytin, duke e parë si një investim me kthim më të mirë nga qiraja.

Gjithashtu grupet e mëdha të biznesit shqiptare kanë blerë asete të rëndësishme jashtë vendit, si hotele, resorte ose ndërtesa zyrash.

Nëse një kompani shqiptare blen një pronë të tillë në emër të saj, e gjithë vlera regjistrohet si investim dalës. Pronat jashtë vendit ofrojnë siguri më të madhe ligjore dhe mbrojtje nga luhatjet e mundshme të ekonomisë tonë./ Marrë nga Monitor.al

Next Post
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Ndarje dhe sekrete të errëta! Javë e vështirë astrologjike, çfarë ndodh pas 6 majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

August 8, 2026
Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

August 8, 2026
Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

August 8, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

70 ditë tubim, Berisha: Do të shkoja çdo natë po të mos ishin qytetare

August 8, 2026
Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

August 8, 2026
Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

August 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 9 Gusht 2026

August 8, 2026
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

August 8, 2026
VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

August 8, 2026
Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com