• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rekord aplikimesh, 100 mijë shqiptarë mësyjnë lotarinë amerikane

by A R
09/11/2015 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si çdo vit, edhe përgjatë 2015-ës mijëra shqipatrë kërkuan fatin me Llotarinë Amerikane.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit plot 100 mijë aplikime me 198,625 persona kanë plotësuar formularin që i mundëson pjesëmarrje në lotarinë për t’u zhvendosur përtej Oqeanit Paqësor, në vendin e ëndrrave.

Kjo shifër përbën një rekord historik aplikimesh. Departamenti Amerikan i Shtetit publikon të dhënat mbi numrin e aplikantëve që nga viti 2007 dhe asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kaq shumë aplikantë. Në 2015 rreth 27 mijë aplikime më shumë se në 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në 2013.

Përgjatë kësaj periudhe, numri më i vogël i aplikimeve shënohet në vitin 2011 me 87 mijë. Viti 2011 është edhe viti i parë i heqjes së vizave nga zona Shengen për Shqipërinë, viti kur një numër i stërmadh shqiptarësh vizituan për herë të parë Europën.

“Kam aplikuar për lotarinë amerikane rregullisht prej 10 dhjetë vjetësh dhe për mua është bërë si një rit të cilin e provoj pavarësisht gjasave të pakta për të fituar”, tha për BIRN, Ervini, një 38­vjeçar nga Tirana i cili punon si operator marketingu, pavarësisht se ka dy diploma bachelor në drejtësi dhe ekonomi dhe një master në financë.

“Dua të emigroj jashtë shtetit sepse nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt, pasi këtu nuk ka vazhdimësi ligjore, gjithçka ndryshon me ndërrimin e partive,” shton ai.

Por këtë vit Ervini nuk do të jetë vetëm. I sapomartuar me një të diplomuar arti, Anxhelën, ata shpresojnë se ndërrimi i statusit nga beqarë në të martuar do t’i sjellë fat.

“Kam aplikuar edhe një herë përpara se të njihesha me Ervinin, por uroj që martesa të jetë një ogur i mirë për ne,” thotë për BIRN Anxhela, një studente 24­vjeçare që është diplomuar në regji filmi, e cila ka humbur së fundmi punën pas falimentit të një televizioni.

“Për mua Shqipëria është vendi ku të jesh artist do të thotë të mos marrësh dot frymë, vendet e punës paguhen keq dhe duhen gjetur me mik,” shton ajo.

Next Post

Pezullohet procesi Tahiri-Paloka në Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com