• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekomandimi për negociatat, Rama: Fitoi Atdheu! Stacioni i radhës, anëtarësimi në BE

by Java News
17/04/2018 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas rekomandimit të KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Shefi i qeverisë deklaroi se stacioni i radhës është anëtarësimin në BE. Kryeministri nuk harroi të falënderoje edhe paraardhësit e tij, ndërsa theksoi se rekomandimi pozitiv nuk është dhuratë, por diçka e merituar.

“Jemi ngjitur në një shkallë të re si vend dhe popull. Jemi rekomanuar pa asnjë kushtëzim nga KE si një shtet që mund të ulet në tryezën e negociatave për në BE. Jam krenar sepse ia dolëm këtij provimi krejt të vështirë. Dolëm nga një udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Rruga përtej udhëkryqit ku ndodheshim deri më sot, sado e vështirë është e qartë për ne. Sot Shqipëria mori vlerësimin më të lartë ndërkombëtar, të 30 viteve përpjekje. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që përpara nesh dhanë një dorë për të ndërtuar rrugën drejt BE. Këto nuk janë dhurata, as gjeste bujarie. Europa nuk bën dhurata. Rekomandimi për çeljen e negociatave është njohja e betejave tona“, deklaroi Rama

“Nëse për të marrë rekomandimin e sotëm ne duhet të ligjëronim vetingun, vitet që kemi përpara duhet të provpojmë fuqinë ndëshkuese të soistemit të pastruar të drejtësisë mbi këdo që duhet të paguajë zullumet”, deklaroi Rama

Rama ftoi opozitën për bashkëpunim

“Ftoj sot përpara shqiptarëve, në emër të të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, pa asnjë dallim, opozitën dhe kryetarin e saj që të mos ngatërrojnë përplasjet shqip me këtë sfidë të përbashkët komëbatre e cila sot më shumë se kurrë kërkon që kur flasim në gjuhë të huaj të mos tregojmë me gisht, por t’i dalim zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj Europiane. Le t’i gëzohemi kësaj dite të shënuar si një ditë me një shënim të veçantë padiskutim që si kryeministër dhe kryetar i PS ndjehem shumë i privilegjuar sot në këtë ditë të veçantë për Shqipërinë që duam.“, tha Rama

Rekomandimin për çeljen e negociatave, Rama e cilësoi si fitore të atdheut. Rama shigjetoi edhe opozitën, që sipas tij la kockat që objektivi të mos arrihej.

“Nuk është fitorja e partisë që u investua me mish e shpirt për këtë ditë kundrejt partisë që bëri gjithçka për të shtyrë këtë ditë! Nuk është fitorja e qeverisë mbi opozitën që la kockat për ta bërë të pamundur këtë objektiv.

Sot ka fituar atdheu ynë i paragjykuar, sot kanë fituar shqiptarët të gjithë këtu në atdhe apo kudo ku janë në emigracion. Sot është shtiza e flamurit kuq e zi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Siç ja dolëm në këto dy sprova, duke kapërcyer pengesa të jashtëzakonshme, do t’ia dalim dhe në të tretën, më të vështirën. Ne do ta çojmë deri në fund amanetin e Skënderbeut, Rilindasve, të gjithë martirëve””

Javanews.al/a.ç

Next Post
VIDEO/ Deputeti i PS denoncoi një vit më parë lidhjet e Bashës me lobin rus

Negociatat, deputeti i PS: Reforma në drejtësi ishte shtylla kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In