• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekomandimi për negociatat, mediat gjermane: Ballkani Perëndimor, si zëvendësim për Turqinë?

by Java News
19/04/2018 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrja e rekomandimit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë është reflektuar edhe në mediat gjermane.

Në një analizë të saj me titullin “Ballkani Perëndimor si zëvendësim për Turqinë?”, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushtohet të enjten (19.04) rekomandimit të Komisioni Europian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Turqia është larguar nga BE, thuhet në raportin e progresit të KE për Turqinë. Por “Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë zëvendësim për Turqinë, sepse të gjashtë vendet së bashku janë vërtet pa ndonjë peshë të madhe. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar 18 milionë banorët e këtyre vendeve arrijnë një prodhim të brendshëm bruto prej 250 miliardë dollarësh, kjo është më pak se në Hesen (një land gjerman jo shumë i madh, shën.red.) Ndërkohë që 80 milionë turqit arrijnë 8 herë më shumë, 2100 miliardë dollarë.”

FAZ i kushton vëmendje edhe skepticizmit të vendeve të ndryshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. “Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh, se para zmadhimit duhet të vijë njëherë thellimi. Berlini po ashtu është kundër datës 2025, dhe sqaron, se vendimtare janë hapat e reformave. Në Hungari mund të përfytyrohet me vështirësi, që të bëhen pjesë e BE-së, shtete me shumicë myslimane si Shqipëria.”

Para pranimit të Ballkanit Perëndimor duhet reformuar BE

Po të enjten gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung në një koment të saj me titull “Aspak nxitim” vëren se sigurisht që askush nuk ka kundërshtim që të lidhen me BE vendet e Ballkanit Perëndimor, por… të paktën kësaj here nuk duhet nxituar. “Raundi i parë i zgjerimit me vende europianolindore e qendrore ishte i duhuri dhe pasoja e detyrueshme e tejkalimit të Luftës së Ftohtë. Por që atëherë u diskutua fort, nëse pranimit të anëtarëve të rinj duhet t’i paraprijë më parë thellimi i unionit europian.

Në zgjerimet e mëvonshëm në mënyrë fatale u mbyllën të dy sytë…Tani Komisioni rekomandoi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, e presidenti francez ka marrë pozicion të fortë: Së pari duhet të reformohet BE. Ai ka të drejtë, përmbajtja duhet para shpejtësisë, edhe pse shumë vetë në Ballkanin Perëndimor këtë do ta ndjenin si refuzim. Duhet menduar me kreativitet për hapat e ndërmjetëm.”/dw/ma.me

Next Post
Dhuna sistematike e burrit, gruaja tenton t’i japë fund jetës duke pirë helm

EMRI/ Dhunoi bashkëjetuesen në sy të fëmijëve, prangoset vlonjati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In