• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekomandimi i KE, Balla: Stacioni i parafundit deri në anëtarësim

by Java News
17/04/2018 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se sot është një ditë feste për të gjithë shqiptarët pa dallim politik.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Balla tha se morëm provimin më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit dhe tani jemi të gatshëm për një stad të ri, proces kontrolli të detajuar.

“Kulmim i një procesi pas arritjeve në 5 faktorë kyçë, reforma në drejtësi ishte kusht themelor, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut. Shqipëria ka pasur progres në çdo fushë,” u shpreh Balla

“Një lajm i mirë për të gjithë Shqipërinë e shqiptarët, pa dallim politik. Është proces që ka nisur nga viti ’93 dhe kurorëzohet sot. Ky është stacioni i parafundit deri në anëtarësim. Nëse 2014 u mor statusi kandidat, në një kohë të shkurtër krahasuar me vendet e tjera, morëm rekomandimin e hapjes së negociatave. Është një kontribut i të gjithëve, por për mua dua të them që është privilegj që PS është në qeverisje, dhe kjo arritje u bë gjatë këtij mandati. Kulmim i një procesi pas arritjeve në 5 faktorë kyçë, reforma në drejtësi ishte kusht themelor, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut. Shqipëria ka pasur progres në çdo fushë. Raporti i fundit i progresit ka qenë në vitin 2016, në 2017 nuk pati, dhe tani ishte përcaktuar momenti për progresin. Sot, Shqipëria është vlerësuar në të gjitha prioritetet,” tha ai.

28 vendet duhet të thonë Po, kur mbyllet ky proces?

Në Këshill sillet mendimi i vendeve anëtare, dhe brenda vendeve anëtare bëhet proces konsultimi. Shpresoj mos të ketë problem për ndonjë vend anëtar që të japë mendimin.

Duhet të kemi parasysh që ministritë e jashtme të vendeve anëtare i kanë mbajtur të informuar parlamentet e tyre.

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Secila palë e jona duhet të ndërgjegjësohet për përgjegjësitë që ka.

A mund të ndodhë që vendet anëtare të vendosin kushtet e tyre?

Ka përpjekje të klasës tonë politike për të lobuar jashtë kundër nesh, për t’i vendosur Shqipërisë shkopinj nën rrota për pengimin e integrimit të vendit në Europë.

Por në fund të fundit, KE është institucioni që mat temperaturën, identifikon gjendjen e vendit aplikant dhe i rekomandon vendeve anëtare në Këshill që ky vend ka bërë gjëra për të qenë në stadin e vijimit të procesit.

Politikat e brendshme të vendeve anëtare s’duhet të imponohen në axhendën e zgjerimit të propozuar nga komisioni.

Morëm provimin më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit dhe tani jemi të gatshëm për një stad të ri, proces kontrolli të detajuar./BW

a.ç

 

 

 

Next Post
Opozita lexon ndryshe rekomandimin e KE. PD: Dështim! LSI: Vendi hapa pas!

Opozita lexon ndryshe rekomandimin e KE. PD: Dështim! LSI: Vendi hapa pas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In