Rekomandimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë ka gjetur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo e fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se mbetet e përkushtuar që ta mbështesë integrimin e vendit tonë.
SHBA thekson se rekomandimi është një konfirmim se Shqipëria vijon përparimin për reformat jetike dhe të pakthyeshme.
“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore” – shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
/javanews/a.r