• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rekomandimi i Bankës së Shqipërisë për kreditë e këqija

by Java News
22/04/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë u rekomandon bankave të nivelit të dytë t’ua “delegojnë” operatorëve të specializuar shitjen e pronave të sekuestruara nga kreditë e pakthyera, shkruan Gazeta Shqiptare. “Duke qenë se administrimi i këtyre portofoleve nuk është veprimtari e mirëfilltë e një banke tregtare, bankat duhet të vlerësojnë në vijim nevojën dhe përfitimin që këtë proces t’ua kalojnë subjekteve jobankare më të specializuara, sipas të gjitha formave që njeh kuadri ligjor.

Banka e Shqipërisë do ta mbështesë këtë proces bazuar në analizën që do të bëjnë bankat rast pas rasti dhe brenda përgjegjësive të saj ligjore”, këshillon Banka. Bankat e nivelit të dytë nuk kanë arritur të kryejnë shitjen e pengjeve nëpërmjet shoqërive përmbarimore, bankat posedojnë aktualisht 22 miliardë lekë kolateraleve në formën e objekteve, kryesisht ndërtesa.

Pasuritë

Bankat e nivelit të dytë kanë gjendje në pasuri të paluajtshme, prona të bllokuara nga kolateralet e kredive të pakthyera 22 miliardë lekë ose 200 milionë dollarë. Bllokimi i lekëve ose valutës në pasuri të paluajtshme ka disa efekte negative, por dy prej tyre janë më të rrezikshme për sistemin financiar.

I pari është rreziku i rënies së çmimit të këtyre pasurive gjatë kohës që mbahen nga bankat, duke ulur shumën e përfituar nga shitja dhe i dyti mbajtja e këtyre pasurive ka kosto dhe rritja e tyre sipas Bankës së Shqipërisë, mund të ndikojnë negativisht likuiditetin e një banke. Të dhënat janë bërë publike në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë për stabilitetin financiar, i cili bën të ditur se nëse në vitin 2012 bankat zotëronin prona të paluajtshme me vlerë 5 miliardë lekë, në fund të vitit 2015 vlera arriti në 22 miliardë lekë.

Raporti

Banka e Shqipërisë bëri të ditur dje se vlera e kolateraleve në pronësi të bankave, pasi kanë dështuar shitjet nga përmbaruesit, është rritur ndjeshëm më 2015-ën. Tetë janë llojet kryesore të rrezikut që lidhen me veprimtarinë bankare: rreziku i kredisë, rreziku i normës së interesit, rreziku i likuiditetit, rreziku i çmimit, rreziku operacional, rreziku i përputhshmërisë, rreziku strategjik dhe ai reputacional. Ndërkohë që rreziku i çmimit përbën rrezikun kryesor që lidhet me pasuritë e paluajtshme.

Një rënie e çmimit të pasurive të paluajtshme, gjatë periudhës së mbajtjes në bilanc mund të zvogëlojë si vlerën e aktivit në bilanc, ashtu edhe të ardhurat që mund të realizohen nga shitja e kolateralit pasuri e paluajtshme. Njëkohësisht, një shitje në masë e këtyre kolateraleve nga ana e bankave (fire sale) mund të dëmtojë rëndë tregun e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar jo vetëm mbi të ardhurat e bankës, por edhe mbi vlerën e kolateraleve, pasuri e paluajtshme të pranuar gjatë procesit kredidhënës, me pasoja në cilësinë e portofolit të kredisë dhe nivelit të mjaftueshmërisë së kapitalit.

Banka e Shqipërisë thekson se politikat operacionale dhe procedurat që lidhen me këto lloj aktivesh mund të kontribuojnë në shtim të rrezikut operacional, duke rezultuar në të ardhura më të ulëta nga kolateralet në pronësi dhe shpenzime të larta; përpjekje joadekuate dhe joefektive shitjeje, prishje/shkatërrim të kolateralit/eve, humbje jo të njohura dhe norma më të ulëta rikuperimi. Rreziku i mospërputhshmërisë së bankës me detyrimet ligjore për administrimin e pronave mund të shoqërohet edhe me cenim të reputacionit të saj në marrëdhënie me konkurrentët apo me klientët, lajmëron Banka e Shqipërisë.

BW

Next Post

Imazhi, Donald Trump premton të bëjë kthesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 18 maj për jurisprudencën në gjuhën shqipe/ Mickoski: Do dalim me një propozim

Studentët paralajmërojnë protestë më 18 maj për jurisprudencën në gjuhën shqipe/ Mickoski: Do dalim me një propozim

May 13, 2026
Task-Forca për Migracionin/Hita në Kosovë: Forcim i sigurisë kufitare dhe goditje ndaj rrjeteve kriminale

Task-Forca për Migracionin/Hita në Kosovë: Forcim i sigurisë kufitare dhe goditje ndaj rrjeteve kriminale

May 13, 2026
Roja i Vis Martinajt sherr me policët/ Jeton Lami, përplasje me FNSH, pezullohen dy policët që fshehën ngjarjen

Roja i Vis Martinajt sherr me policët/ Jeton Lami, përplasje me FNSH, pezullohen dy policët që fshehën ngjarjen

May 13, 2026
Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

Kos: Shqipëria, basti im! Integrimi i saj, brenda mandatit tim

May 13, 2026
“Lufta nuk ka mbaruar kurrë” Pse Izraeli godet me intensitet palestinezët?

“Lufta nuk ka mbaruar kurrë” Pse Izraeli godet me intensitet palestinezët?

May 13, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 14 Maj 2026

May 13, 2026
60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

May 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Pse nuk u pavarësua Serbia

May 13, 2026
“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

May 13, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

“Më duhen 200 mijë”, Meta sqaron mesazhin me Ismailajn: Imagjinatë e prokurorëve dhe…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In