• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekomandimet nga “The Economist” dhe romani i shekullit “Të mjerët”

by Java News
26/02/2018 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Sa kohë ka injorancë dhe varfëri mbi tokë”, shkruante Viktor Hygo në parathënien e romanit të tij “Të Mjerët” në vitin 1862, “libra të tillë si ky mund të mos jenë të padobishëm”.

Mos ua vini veshin manualeve vetë-shëruese që apelojnë se disa romane klasike mund t’ju ndryshojnë jetën: në studimin që sapo është botuar për lindjen, rritjen dhe pas-jetën e romanit të Hygosë, “Romani i shekullit: aventura e jashtëzakonshme e Të Mjerëve”, autori David Bellos argumenton se tashmë ky libër ka ndryshuar jetë.

Bellos, profesor letërsie në universitetin Princeton, e bën të qartë që ndërthurja e jashtëzakonshme e krimit dhe ndërgjegjes, mjerimit dhe revoltës mund të pretendohet se kanë ndryshuar kursin jo vetëm të botimeve dhe shoubizit, por po ashtu edhe vetë historinë.

Hygo kërkonte reforma – që nga mbështetja për të përjashtuarit e shoqërisë e deri tek arsimi universal –që u bënë norma sociale.

Saga e tij prej 365 kapitujsh për rrugëtimin e heroit të dënuar, Zhan Valzhan përmes Francës së mbushur me konflikte të pas 1815-ës, nisi si një sensacion global – me vlerësime të tilla si “arritja më e madhe në historinë e librit” apo “ndërmarrja e parë e vërtetë ndërkombëtare e librit” – dhe mbeti e tillë.

Me njohuri të thella për lëndën, por me një tonalitet të lehtë, Bellos ndan dhe vlerëson këtë libër dramatik, të cilin sa mezi pret t’i kthesh faqet, e që është plot me “parime bujare morale”.

Libri shënoi edhe versionin e parë muzikor, në Filadelfia në janar të vitit 1863.

“Për një djalë”

Në kulmin e luftës civile, Abraham Linkolni varrosi djalin e tij të dashur, Uillin 11-vjeçar. “Kjo është prova më e vështirë e jetës sime”, i tha ai kujdestares së djalit; siç dëshmohet, ai u kthye shpesh pranë dhomës mortore të të birit për ta mbajtur në krahët e tij. Në librin e tij, “Bardo” George Saunders e përdor këtë materiale historik për të thurur një roman të çuditshme e përndjekëse – rreth efektit që kanë të vdekurit tek të gjallët dhe këta të fundit tek të vdekurit.

Ngjarjet vendosen më së shumti në varrezën Georgetown, e libri është plot më shpirtëra që luhaten në “bardo”, një term tibetian për gjendjen e tranzicionit pas vdekjes, por përpara gjykimit. Atje, Uilli bashkohet me Roger Bevins III, një i ri që kishte prerë damarët dhe Hans Vollman, vrarë disa orë përpara martesës. Rrëfimi i Saunders për purgatorin nuk është aspak lehtësues.

Europa e egër

Historia i ka bekuar dhe e ka mallkuar pjesët kufitare të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Një mozaik qindravjeçar gjuhësh, etnish, kulturash dhe besimesh u grimëcua pas ndryshimit politik të pas luftës së parë botërore.

Komunitetet u çrrënjosën dhe u shpërndanë gjatë vijave kufitare në vende që i njihnin fare pak. “Në kufi: udhëtim në qoshen e Europës” titullohet libri i autores, Kapka Kassabova, shkrimtare e lindur në Bullgari por që tashmë jeton në Skoci. Ajo përzjen reportazhin, historinë, reflektime gati mistike dhe humor të ashpër për të fiksuar paradokset e së tashmes, sikundër edhe atë që ajo me modesti e quan “copëzat e grimcuara të tapetit human dikur aq të pasur”.

Një pjesë e veçantë është ndjesia e Kassabova-s për mitet më të përndezura lokale: fenerët jashtë-tokësorë, piramidat e humbura dhe vende që ruhen nga gjapërinj uzbekë.

Një poete dhe poliglote e arrirë, ajo shkruan një prozë të këndshme, duke u drejtuar me përbuzje ndaj politikanëve, rregullat e ftohta të të cilëve dhe lakmia e pakufi shkatërruan tokën dhe jetët e atyre që ende jetojnë në ato toka.(tesheshi)

Next Post
Aksidenti tragjik/ Ndahet nga jeta edhe vogëlushja Noemi Preka, prej së dielës ishte në koma

Humbi burrin dhe 3 fëmijët, babai i Evisa Prekës rrëqeth: Vajza në gjendje shoku!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Çelja e fushatës, mungojnë flamujt dhe posterat me logon e PS! Në shesh vetëm flamuri i Shqipërisë dhe BE

Rrapi dhe plepi

August 27, 2026
Nga satelitët te dronët, Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret!

Nga satelitët te dronët, Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret!

August 27, 2026
“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

August 27, 2026
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina del nga rruga, hyn në avllinë e shtëpisë dhe bie në kanal, humb jetën shoferi 62-vjeçar

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina del nga rruga, hyn në avllinë e shtëpisë dhe bie në kanal, humb jetën shoferi 62-vjeçar

August 27, 2026
Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

August 27, 2026
U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

August 27, 2026
Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

August 27, 2026
Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

August 27, 2026
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

August 27, 2026
Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com