• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekomandimet e BE për Shqipërinë: Jo vetëm hetim e gjykim, duhen dënime kundër krimit!

by Java News
26/01/2018 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Parlamentit europian dhe ata të Parlamentit shqiptar që janë anëtarë Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, do të mblidhen në Tiranë më 12 dhe 13 shkurt. Në përfundim të takimit do të miratojnë rekomandime, që reflektojnë shqetësimet e PE.Në projektin paraprak që Top Channel disponon, theksi duket se është vënë te lufta ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe kundër krimit të organizuar.

Top Channel ka mundur të konsultojë projektin me rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri drejtuar autoriteteve shqiptare, të cilave u kërkohen rezultate të prekshme ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar se nuk mjafton vetëm hetimi dhe gjykimi, por duhen dënime. Projekt-rekomandimet, që mund të pësojnë ndryshime gjatë mbledhjes së 12-13 shkurtit, i bëjnë të qartë Tiranës se së bashku me zbatimin e reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, konsiderohen tejet parësore. Për këtë, kërkohet përforcim i masave, veçanërisht përsa i përket identifikimit të rrjeteve kriminale që qëndrojnë pas këtyre trafiqeve.

Përsa i përket zgjedhjeve, projekti me rekomandimet në fazën aktuale nuk përmend probleme konkrete si blerja e votës, por duket se pranon një mungesë besimi ndaj procesit dhe thotë shprehimisht se mban në konsideratë raportin final të OSBE-ODIHR-it, ku janë të listuara të gjitha problemet me zgjedhjet e fundit. Për këtë, nënvizohet nevoja për të rikthyer besimin e publikut tek integriteti i procesit zgjedhor dhe rikujton se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë esenciale për të përparuar me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Përsa i përket klimës politike, Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit pritet të ritheksojë rëndësinë e dialogut politik dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndër-partiak për reformat, ndërsa nënvizon se debati politik duhet të zhvillohet brenda në Parlament.

Pasi nënvizon nevojën për rezultate konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi dhe vettingut, Komiteti apelon për caktimin e një date për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

ma.me

Next Post
Impiant për mbetjet spitalore dhe djegien e kafshëve, Shijaku ngrihet në protestë

By Passi i Shkodrës, banorët në protestë për dëmshpërblimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In