• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rekomandimet e Euralius për KLD-në: Arrestimi i gjykatësve, Prokuroria të sjellë edhe prova

by
23/08/2015 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rekomandimet e Euralius për KLD-në: Arrestimi i gjykatësve, Prokuroria të sjellë edhe prova

Atëherë kur Prokuroria kërkon fushë veprimi të lirë në mënyrë që të kryejë hetime të shpejta antikorrupsioni në Gjyqësor , misioni Euralius në një raport të fundit sugjeron që ligjvënësi të ofrojë garancitë e nevojshme për gjyqtarët.

Në këtë raport , misioni Euralius shprehet për maturi, duke rekomanduar që të parashikohet me ligj, që pozicioni i Prokurorisë kur kërkon autorizim nga KLD-ja për arrestim gjyqtari, të mos jetë aq i lehtë sa deri më tani. Sipas Euralius, duhet të paraqitet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë jo vetëm me raport me anë të të cilit kërkohet autorizimi për arrestim, por të bashkëngjisë edhe provat për dyshimet përkatëse.

Ky rekomandim vjen menjëherë pas arrestimeve në kushtet e flagrancës të gjyqtarëve Parashqevi Ademi dhe Rasim Doda, për dyshimet se kishin konsumuar veprën e korrupsionit.

Pas këtyre arrestimeve, në fakt kanë qenë vetëm anëtarët që kanë kërkuar komente për nenin 21 të ligjit të KLD-së. Në fakt, dilema e anëtarëve erdhi pas mbledhjes në KLD për të dhënë autorizim për arrestimin e gjyqtares Parashqevi Ademi, e cila u kap në flagrancë teksa po ndante një shumë lekësh së bashku me një avokat.

Një pjesë e anëtarëve kërkuan që ashtu si dosja i paraqitet Gjykatës për masë sigurie, në të njëjtën mënyrë të dhënat duhet t’i paraqiten edhe Këshillit. Mendimi kundër në këtë mbledhje ishte nga pjesa tjetër e anëtarëve. Ligji thotë që Prokurori kërkon autorizim nëse ka prova dhe jo që provat duhet t’i paraqiten KLD-së.

Euralius thotë se kur një gjyqtar arrestohet në flagrancë, Prokurori duhet të kërkojë autorizimin menjëherë dhe në çdo rast para seancës vlerësuese nga Gjykata. Por sipas ligjit, shton Euralius, parashikon dy lloje të ndryshme shqyrtimi të një arrestimi, edhe është Gjykata ajo që vlerëson ligjshmërinë e arrestimit. Ndërsa kërkesa për autorizim ka një objektiv tjetër që ka lidhje me pikëpyetjen: A cënon ky arrestim imunitetin e gjyqtarit?

Për Euralius mund të konsiderohet e përshtatshme që të parashikohet me ligj paraqitja e provave, bashkë me raportin, kur ato janë të disponueshme dhe kur kjo paraqitje nuk vë në rrezik hetimin, boshllëk që duhet të rregullohet nga ligjvënësi. Në rekomandimin e dytë, Euralius sugjeron rishikim nga ligjvënësi edhe për mbledhjet e KLD-së si organ kolegjial kur ato janë të vështira të realizohen në kushtet e urgjencës apo të rrethanave të paparashikuara. Top channel

Next Post

Shpërthen baza ushtarake amerikane në Tokio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

July 25, 2026
Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

2.2 miliardë dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

July 25, 2026
Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In