• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reklama për trullosje

by Enver Robelli
26/10/2018 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përse është bërë problem të vizitosh webfaqet e shumë portaleve në gjuhën shqipe? Dhe si mund të shpëtohet gazetaria cilësore? Disa parashikime.

Enver Robelli/

Gjithnjë e më shumë po bëhet problem të vizitosh uebfaqet e jo pak portalet në gjuhën shqipe. Ju e keni ndarë mendjen të lexoni një tekst, por s’ju lënë rehat reklamat: burra që mbajnë barkun me premtimin epokal se «me këto perime brenda natës do të shkrini dhjamin», gra që premtojnë se me këtë ofertë të filan kompanisë së telekomunikimit mund të telefononi kaq minuta gratis, plus interneti falas, me këtë ilaç ndaloni rënien e flokëve, me këtë brisk rruheni më mirë dhe me këtë i gdhendni thonjtë për merak, me këtë kredi i zgjidhni të gjitha problemet deri në pension dhe pas pensionit. Një kapitull më vete janë reklamat për ilaçet shumë efektive për rritjen e potencës. Viagra nga Himalajet për lexues!

Njëra reklamë të godet nga ana e majtë e ekranit, tjetra shfaqet në anën e djathtë, pastaj çon kokë një reklamë nga poshtë dhe sapo e ke larguar këtë, turravrap pikon një tjetër nga lart. Këto janë shumë më tepër se reklama agresive. Në fakt këto reklama ushtrojnë dhunë ndaj lexuesit, sepse nuk e lënë të koncentrohet fare në tekst.

Askush nuk mund të jetë kundër reklamave në media, sidomos në këtë kohë kur të hyrat e shtëpive mediale po bien në mënyrë rapide dhe nëse vazhdon ky trend, në treg mund të mbesin vetëm portalet që e zotërojnë zanatin e shantazhit ndaj firmave të ndryshme – private e publike. Pa reklama shumë media nuk do të mbijetonin. Por, a s’duhet të ketë rend edhe në ëebfaqe, një hierarki, një harmonizim, një sinkronizim mes tekstit dhe reklamës.

Lexuesi shqiptar, siç po shihet, është rehatuar në botën e mentalitetit falas. Pakkujt i shkon mendja të japë para për informacion. Se ku çon ky deformim e kemi parë këto ditë: një bloger «patriotik» diku në Holandë llomotit diçka në blogun e tij dhe llomotitjes ia shton një listë me emra të gazetarëve shqiptarë që paguhen nga Greqia. Pastaj krejt kjo përhapet si lajm nga portalet pa emër e me emër, pa redaktorë, me biçim-redaktorë dhe me redaktorë që do të mund të ishin profesionistë.

Lajmi i bujshëm dhe i rrejshëm botohet për të marrë klikime – sa më shumë. Kjo është një betejë e tmerrshme. Një betejë që nuk njeh rregulla. As gjuhësore, as profesionale. Një betejë që shkronjat i përdorë si karrem. Sa herë ju ka ndodhur të klikoni një lajm që nuk e përmban premtimin që shefi i portalit sugjeron në titull? Pastaj titujt në stilin: filani e bën «për pesë pare» filanin ose ky politikan e «godet rëndë» atë politikan.

A mund të shpëtojnë të painfektuara nga ky «trend» mediat serioze dhe të pavarura? Ndoshta. Përgjigjja e vetme ndaj anticilësisë është ruajtja dhe ngritja e cilësisë. Është në interesin jetik të gazetarëve të mirëfilltë që me cilësi t’i kthejnë dhe bindin lexuesit se informimi cilësor kushton. Jo shumë, pak, por kushton.

A mund ta marrin me mend lexuesit që për një medium të preferuar të tyre të paguajnë 5 apo 10 euro në muaj? Ose 50 euro në vit? Për këto gjëra duhet të mendojnë edhe gazetarët dhe shoqatat e tyre. Shumica e mediave shqiptare jetojnë larg lexuesve. Lajmet çdo ditë, 24 orë pandërprerë, burojnë nga fabrika politike. Në Kosovë ekziston vetëm Prishtina. Qytetet e tjera përmenden vetëm nëse ndodhë ndonjë vrasje e rëndë. Keni lexuar diçka mbi zhvillimet në komunën e Suharekës apo të Pejës së fundi? Zgjerimi i horizontit ndoshta e zgjeron edhe numrin e lexuesve, të atyre që vërtet janë qytetarë të interesuar për politikë cilësore dhe janë të gatshëm të mendojnë se pa ndarë pak para të imëta çdo muaj, nuk do të ketë informata cilësore në tryezë. Pa gazetari cilësore, nuk ka politikë cilësore.

ma.me

Next Post
Barnat pa recetë, në sitë 204 farmaci, 90 kapen me shkelje, Manastirliu: Zero tolerancë!

Barnat pa recetë, në sitë 204 farmaci, 90 kapen me shkelje, Manastirliu: Zero tolerancë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

December 27, 2025
“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

December 27, 2025
Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

December 27, 2025
Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

December 27, 2025
Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

December 27, 2025
Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

December 27, 2025
Nesër mbahen zgjedhjet/ Mbyllet mitingu i PDK-së në Kosovë, pjesëmarrësit “shpërthejnë” në brohoritma për UÇK

Nesër mbahen zgjedhjet/ Mbyllet mitingu i PDK-së në Kosovë, pjesëmarrësit “shpërthejnë” në brohoritma për UÇK

December 27, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një vëmendje e re dhe afatgjatë e SHBA për rajonin

December 27, 2025
Zonë me aktivitet të lartë sizmik/ Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

Zonë me aktivitet të lartë sizmik/ Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

December 27, 2025
Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com