• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reklama në aplikacion? WhatsApp tërhiqet nga vendimi që shkaktoi polemika

by Java News
17/01/2020 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

WhatsApp-i duket se është tërhequr nga plani për përdorimin e reklamave në aplikacion. Këtë e tregon raporti më i fundit i Wall Street Journal për Facebook-un, i cili zotëron edhe gjigandin e komunikimit.

“Në muajt e fundit, WhatsApp-i shkriu ekipin që kishte ngritur për të gjetur mënyrat më të mira se si të përshtaste reklamat në këtë shërbim”, thuhet në raportin e Wall Street Journal.

Vendimi për të përfshirë reklama u konfirmua nga Facebook-u në vitin 2018, por shkaktoi shumë polemika sepse themeluesit e aplikacionit, Brian Acton dhe Jan Koum, ishin kundër kësaj ideje.

Kur u lançua, WhatsApp-i ishte një aplikacion me pagesë. Përdoruesit duhet të paguanin një shumë të vogël për ta shkarkuar dhe më pas dërgimi i mesazheve ishte i lirë.

Në vitin 2013, kompania vendosi që shifra për përdorimin e shërbimit të ishte 1 dollarë. Ndërkohë në 2016-n, WhatsApp lajmëroi se do të ishte falas, duke mos i dhënë përgjigje të qartë pyetjes se si do të fitonte kompania para.

Acton-i dhe Koum-i u dorëhoqën vitin e kaluar, pas lajmeve se Facebook donte të monetizonte aplikacionin, duke shitur shërbime dhe duke futur reklamat. Acton-i tha se ishte i detyruar të largohej, për shkak se nxitimi i Marc Zuckerberg-ut për të bërë para nga aplikacioni e bënte të “palumtur”. /e.s/

Next Post
Shpërrallimet cytanike nga Kosova: Nga Skënderbeu me bisht te Rama spiun serb!

Shpërrallimet cytanike nga Kosova: Nga Skënderbeu me bisht te Rama spiun serb!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com