• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reja ribën mesfushën, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë në sfidën ndaj Francës

by Java News
07/09/2019 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Data 7 shtator e vitit 2014 duhet të shërbejë si një frymëzim për grupin aktual të futbollistëve shqiptarë. Si sot pesë vite më parë, ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi arriti të merrte një fitore historike në transfertën me Portugalinë në nisjen e rrugëtimit për në Europianin 2016.

Krosimi i Odise Roshit dhe perla e Bekim Balajt ishin ato që u dhanë hov kuqezinjve dhe u shtuan besimin për të shpresuar dhe për të ëndërruar kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Pesë vite më vonë, e njëjta datë, e njëjta dëshirë, i njëjti mision, e njëjta vështirësi. Ndryshojnë vetëm disa aktorë (lojtarët, trajneri) dhe kundërshtari.

Asgjë nuk është e pamundur, prandaj në Francë, Shqipëria mund ta përsëritë të njëjtën histori si në 7 shtatorin e vitit 2014. Në majën e sulmit do të jetë sërish ai, Bekim Balaj, ndërsa njeriu-asist, Roshi, do ta nisë nga stoli.

TITULLARËT – Stërvitja e fundit në “Stade de France” ka shkuar sipas parashikimeve për trajnerin kuqezi. Tashmë Edi Reja ka lënë pas thuajse të gjitha dilemat, duke filluar nga porta deri në majën e sulmit. Edhe dyshimet për gjendjen e Sokol Cikalleshit janë shuar, pasi sulmuesi kavajas ka shfaqur një formë të mirë në seancën e fundit, duke lënë pas problemet fizike. “Panorama Sport” mëson se Reja është bindur për të hedhur pesë lojtarë mbrojtës të mirëfilltë që nga minuta e parë.

Ndërkohë, balotazhin në portë duket se e ka fituar Thomas Strakosha. Numri një i Lacios do të ulë në stol Etrit Berishën, i cili në fakt po kalon një formë të mirë në javët e para të kampionatit italian me SPAL-in. Sa i përket mbrojtjes, krahët do të mbulohen nga Hysaj dhe Binaku, ndërsa treshja e qendrës do të jetë me Ismajlin, Mavrajn dhe Gjimshitin.

Në mesfushë do të ketë më shumë muskuj, tek sa do të luajnë për herë të parë së bashku në një ndeshje të Kombëtares: Abrashi, Bare dhe Ramadani. Sa i përket sulmit, Reja duket i vendosur për Balajn dhe Uzunin, por nuk përjashtohet mundësia që beratasi ta nisë nga stoli dhe në vend të tij të luajë Cikalleshi.

g.kosovari

Next Post
Prostitucion, seks me dhunë dhe trafikm, lezhjani me disa emra i dënuar në Itali arrestohet në Kurbin

Prostitucion, seks me dhunë dhe trafikm, lezhjani me disa emra i dënuar në Itali arrestohet në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In