• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reinhard Priebe, njeriu i Merkelit që do të kalojë në sitë gjyqtarët e prokurorët

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prej një muaji në Bruksel është ngritur një zyrë e posaçme për të përgatitur dosjet e zyrtarëve të korruptuar shqiptarë, përkatësisht gjyqtarët e prokurorët.

Kjo zyrë, e cila ka nisur nga puna, është në varësi të një njeriu që e njeh mirë Shqipërinë: Reinhard Priebe, përgatësisht drejtori i luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit në Bruksel.

Por Priebe nuk është një emër i panjohur për klasën politike shqiptare. Ai përgjatë viteve 2003- 2005 ka qenë kryenegociatori mes Brukselit dhe Tiranës zyrtare, lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes vendit tonë dhe Bashkimit Europian. Përgjatë këtyre dy viteve ish- drejtori për Ballkanin Perëndimor Priebe, ka pasur një sërë kontaktesh thuajse me të gjithë faktorët politikë në vend.

Gjermani 67-vjecar i lindur në Lubeck të Gjermanisë, është doktoruar për të Drejtën Europiane dhe ka përfaqësuar Gjermaninë prej gati 40 vjetësh në Bashkimin Europian. Zyra në Bruksel do të përgatisë materiale për Komisionin e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë pas miratimit të reformës në Drejtësi. Komisioni i Vettingut, që realisht do të kontrollohet nga një përfaqësues i SHBA-së dhe BE-së, do të kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët e prokurorit, sipas një axhende të përcaktuar kriteresh.

Kriteri profesional do të jetë i pari, ku do të shqyrtohet mënyra e emërimit e gjykatësit dhe prokurorit; përkatësisht arsimi dhe eksperienca si dhe njohja akademike e ligjit. Me një fjalë, të ashtuquajturit “gjyqtarë të plepave” dhe hetuesit e komunizmit do të rrëzohen të parët.

Pas këtij kriteri do të nisë kontrolli i figurës, ku në radhë të parë është skanimi në detaj i pasurisë. Zoti Priebe, prej vitit 2011 ka drejtuar organin më të rëndësishëm në Komisionin Europian për Çështje të Brendshme dhe Drejtësi, konkretisht drejtorinë për luftën ndaj terrorizmit, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Kjo drejtori ka qenë dhe hartuesja e “pjesës së luanit” të raporteve publike dhe konfidenciale mbi Shqipërinë. Shumica e këtyre raporteve kanë qenë konfidenciale dhe kanë përfunduar në zyrat e kryeministrave të vendeve kryesore të BE-së.

ma.me

 

Next Post

FOTOT/ Grekët fikin kompjuterat, rradhë kilometrike për të hyrë në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In