• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reila Bozdo propozon kod etike: Demokratët ta kenë të ndaluar të dashurohen me kundërshtarin

by A R
14/12/2015 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratja Reila Bozdo ka propozuar që në Partinë Demokratike te ketë një kod etike. Deri këtu  nuk ka asgjë të keqe. “Dyshimet” dhe habia ngrihen kur lexon se anëtarja e Këshillit Bashkiak të PD-së kërkon gjithashtu edhe që për demokratët të jetë e ndaluar  që të dashurohen me kundërshtarët e tyre politikë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Reila Bozdo jep arsyet se përse duhet  një kod etike tek Partitë Politike, që sipas saj duhet të vijë menjëherë pas dekirminalizimit.

Propozimi për “ndalimin” e dashurisë mesa duket vjen në kushtet kur kreu i sapo zgjedhur i forumit rinor të PD, Belind Këlliçi, ka një lidhje dashurie me vajzën e deputetes së PS, Ledi Shamku e njërit prej këshilltarëve të Kryeministrit, Artan Shkrelit.

“Politikanë të partive kundërshtare mund të dashurohen me njëri­tjetrin. Duket tepër interesante dhe të kujton Romeo dhe Zhulietën, por një opozitar nuk mund të jetë një opozitar i vërtetë për qytetarin në këto kushte?”, pyet Bozdo.

Më poshte postimi i plotë i Reila Bozdo-s:

Pse duhet kodi i etikës në partitë politike?
Jeta jonë bëhet gjithnjë e më e ndikueshme nga media; televizion, radio, online apo print. Politika mbetet ende argument i ditës në Shqipëri dhe politika e dominon median. Media dominon jetët tona. Si rezultat, përmbajtja politike udhëheq të përditshmen tonë. Mënyra se si politikanët zgjedhin gjuhën për të servirur argumentin e tyre politik apo platformën e tyre, ndikon në masë të madhe në gjuhën që përdor publiku. Gjithashtu, për publikun, teza politike e një politikani është e pandarë nga jeta e tij/saj e përditshme dhe mospërputhshmëria mes të dyjave, redukton besimin e publikut tek politikani.

Sot, besimi tek politika ka humbur për shumë arsye, por sa të shpenzojmë kohën duke u ankuar, le të analizojmë se çfarë mund të ndodhë në politikë që elektorati të humbasë besimin.

Cilat janë arsyet që e bëjnë një politikan të pabesueshëm tek publiku?
1- Persona me rekorde të rënda kriminale në të shkuarën janë bërë pjesë e rëndësishme e politikës dhe bëhen vendimmarrës për ligje që duhet ti zbatojnë të tjerët.
2- Transparenca e pasurive të politikanëve është e pamjaftueshme. Shqipëria është vend tepër i vogël për të fshehur jetën e përditshme luksoze. Si mund ta besojë qytetari një politikan që jeton në luks dhe që pretendon se nuk është korruptuar?
3- Politikanë të partive kundërshtare kanë ortakëri në biznes. A munden dy politikanë të jenë kundërshtarë politikë nëse ata ndajnë interesa financiare bashkë? Mundet edhe po, por ndodh aq rrallë sa është e pabesueshme.
4- Politikanë të partive kundërshtare mund të dashurohen me njëri-tjetrin. Duket tepër interesante dhe të kujton Romeo dhe Zhulietën, por një opozitar nuk mund të jetë një opozitar i vërtetë për qytetarin në këto kushte.

Personat me rekorde të rënda kriminale do të pastrohen nga ligji për dekriminalizimin. Por unë mendoj se shoqëria duhet ta disiplinojë politikën në masën që politika të mos e dëmtojë shoqërinë përmes mungesës së etikës.
A duhet udhëhequr diskutimi politik nga një kod etike? A është e nevojshme që partitë politike të kenë një Kod Etik të cilin duhet ta zbatojnë? A duhet politikanët të zbatojnë disa rregulla në jetën e tyre që të jenë të besueshëm dhe të garantojnë qytetarët?

Praktikat botërore njohin kodin e etikës në fushatën elektorale i cili ose bëhet pjesë e ligjit elektoral ose është një dakordësi paraprake e disa partive për të patur komunikim sa më etik. Praktikat botërore njohin gjithashtu Kodin Etik të brendshëm të partive.

Kodi Etik i partive parashikon: konfliktin e interesit sipas të cilit personat duhet të dorëhiqen nga pozicionet tek të cilat kanë konflikt interesi financiar me kundërshtarët politikë, abuzimin me pushtetin, dhuratat dhe shprehjen e falënderimit përmes dhuratave të shtrenjta, përdorimin e pronave shtetërore dhe punësimin në organizata që kanë konflikt interesi me partinë apo kauzat e saj.

Që të rikthejnë besimin tek politika, partitë duhet ta nisin nga vetja. Beteja e dekriminalizimit do t’i japë shpejt frytet e saj. Le të bëhemi gati për hapin tjetër, etikën.

Next Post

Rasti i veçantë/ Fëmijës 2 vjeçar i rritej truri në hundë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In