• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitohet “Rruga e Agallarëve” në Farkë, Veliaj: Ky është mandati i periferisë

by A R
29/08/2023 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rruga e Agallarëve” në Farkë është një tjetër rrugë e cila po rikonstruktohet, me sinjalistikën e nevojshme dhe rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Kjo rrugë, pas kërkësave të shumta nga banorët, i shërben jo vetëm kësaj lagjeje, por edhe 3 fshatrave të Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe, duke i lidhur ato me Unazën e Madhe dhe Tregun e ri Agroushqimor. Sipas Veliajt ky investim do të rrisë më tej vlerën e pronës.

 ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Rruga e Agallarëve lidh dy zona të banuara të Farkës. Është një kreshtë në një kodrinë, ku shohim Tiranën, shohim kullat, shohim Tiranën urbane, pra është një lloj ballkoni, një kurriz mbi Tiranë. Por, ju garantoj se, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha investimet që kemi bërë në Farkë, ku kemi pasur 3-4-fishim të vlerës së pronës, me të mbaruar ky projekt, jam kurioz të matni sa ishte prona përpara se të bëhej Rruga e Agallarëve dhe sa është prona sot”

Veliaj shtoi gjithashtu se duke investuar në periferi edhe trafiku i kryeqytetit zhvendoset nga qendra. Kryebashkiaku tha se ky mandat është fokusuar në periferi.

“Ajo që kam premtuar publikisht është, se ky do të jetë një mandat i periferive, i rrugëve kapilare, i rrugëve të lagjeve, i zonave kufitare, ku lidhet Fresku me Njësinë 4, ku lidhet Kombinati me lagjen “Rilindja”, (lagjen Nr.14), ku lidhet Shkoza me Njësinë 1. Po të shikoni, jemi duke punuar në zonat periferike. Ambicia ime është që ta lëmë këtë qytet me të njëjtin dinjitet investimesh dhe të njëjtën pastërti dhe të njëjtën cilësi infrastrukture si në qendër, ashtu edhe në periferi. Ndaj, besoj se këto investime që kemi bërë në zonën e Farkës, që kemi bërë në Vaqarr, që kemi bërë në Ndroq, që sapo bëmë në Zall Herr, me liqenin e bukur të Çerkezës, që me shumë gjasë do konkurrojë si ‘agallarët e vjetër’ edhe ‘agallarët e rinj’, sapo të ketë mbaruar dhe jetë konturuar dhe të fillojnë investimet e para. Unë besoj se kjo garë është e shëndetshme, është një garë për investime, një garë për ta çuar Tiranën përpara.”

Erion Veliaj nënvizoi se vetëm në Farkë, bashkia po punon në 3-4 kantiere të tjera, ndërkohë që kantieret më të mëdha janë ato arsimoret, ku këtë vit do të hapen për herë të parë 10 shkolla të reja.

/a.r

Next Post
Flet i riu që mbante flamurin serb: Rita Ora më befasoi, ma mori vetë nga dora!

Flet i riu që mbante flamurin serb: Rita Ora më befasoi, ma mori vetë nga dora!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In