• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitohet Psikiatria Infantile, Manastirliu-Veliaj: Spitale miqësore me fëmijët!

by Java News
01/06/2018 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali i Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë është rehabilituar tërësisht, me kushte dhe standarte bashkëkohore për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inaguruan ambientet e reja të këtij shërbimi, unik për llojin e vet në Shqipëri.

“Kemi zgjedhur të jemi sot pranë fëmijëve me probleme të shëndetit mendor, për këtë investim të ri i cili ka shndërruar repartin e psikiatrisë infantile në një ambient miqësor me fëmijët. Dhe kjo është filozofia jonë, spitale miqësore jo vetëm në QSUT po kudo në Pediatritë në të gjithë Shqipërinë”, tha Ministrja Manastirliu.

I pranishëm në këtë inagurim, kryetari i Bashkisë Tiranë tha: “Më vjen mirë që na u dha mundësia të çojmë deri në fund atë që është parimi –edhe i kolegeve të mia që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës- që qyteti është një eksperiencë. Jo vetëm inventim pllakash e ndriçuesish, por një përvojë e të jetuarit. Këtë përvojë e ndajmë bashkë, pavarësisht se ku shërbjemë në një korporatë, qeveri qendrore apo lokale”.

Klinika e Psikiatrisë së Fëmijëve e Adoleshentëve është një njësi specifike brenda shërbimit të Psikiatrisë. Është e vetmja strukturë me shtretër për këtë profil në vend, si ofruesja e shërbimeve terciare në psikiatrinë e moshave nën 18 vjeç.

Kjo klinikë ofron shërbime ambulatore, shërbime të Spitalit Ditor dhe shtrimet tipike afatshkurtra e afatmesme për rreth 1500 fëmijë e adoleshentë në vit. Çrregullimet e zhvillimi, psikozat e hershme, çrregullimet afektive, çregullimet e ankthit, anoreksitë dhe çrregullimet e tjera të ushqyerjes përbëjnë diagnozat më të shpeshta.

Investimi në Psikiatrinë për Fëmijë nuk është thjesht investim në infrastrukturë, por ka një vlerë terapeutike për fëmijët me probleme të shëndetit mendor, që përballen edhe me veshtirësitë e qëndrimit larg shtëpisë, në përpjekjen për të luftuar me sëmundjen.

Next Post
Vajza, nëse një mashkull sillet kështu, ai ju tradhton!

Femra, ja si mund ta zbuloni tradhëtinë e të dashurit tuaj vetëm për...3 sekonda!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In