• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitohet pas 60 vitesh blloku i banimit në rrugën e “Osmëve” në Sauk

by Java News
03/01/2019 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 60 vjetësh, një nga lagjet më të vjetra të Saukut është transformuar tërësisht. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e plotë të bllokut të banimit në rrugën e “Osmëve”, ku familje të vjetra të Tiranës e fillojnë 2019-n jo vetëm me një rrugë të re, por edhe me një standard të ri jetese. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, inspektoi përfundimin e punimeve, ku theksoi se kjo është nisja më e mirë e vitit 2019, i cili do t’i kushtohet investimeve në periferi.

 “Jam shumë i lumtur që rikthehemi te një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, një zonë që ndan Tiranën urbane me pjesën rurale, që vazhdon me Lundrën, Farkën. Është zona e Saukut të Vjetër, rruga e “Osmëve”, familje të vjetra tironse, rreth 800-900 banorë të cilët e fillojnë vitin e ri mbarë dhe mbarë jo vetëm se ka një rrugë, por se ka një cilësi të re jetese. Ajo që kemi parë është magjia e punës: Aty ku vihet dorë dhe punohet realiteti transformohet, njerëzit janë bërë më familjarë me njëri-tjetrin, më bashkëpunues, në disa vende kanë tërhequr muret, janë krijuar xhepa të vegjël për të mbjellë një pemë, për të vënë disa stola. Është ndoshta nisja me këmbë të mbarë e vitit 2019, që në fakt do të jetë një vit i dedikuar periferive, zonave rurale dhe periurbane”, tha Veliaj.

Si në qendër, ashtu edhe në zonat rurale, investimet e bashkisë do të kenë të njëjtën cilësi. “Mezi pres që të shikoj se si edhe këtu do të rritet vlera e pronës, si do të shtohet jeta komunitare, pasi kjo për ne është shumë e rëndësishme. Pra, sigurohemi që siç po del në dritë qendra e Tiranës nga sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, i gjithë Parku i Liqenit, pak nga pak të rikuperojmë edhe shumë prej njësive të vjetra, të cilat ndër vite janë mbipopulluar kryesisht me banorë të ardhur nga cepa të ndryshëm të Shqipërisë”, tha ai, teksa vlerësoi se Tirana është vendi i mundësive për këdo.

“E bukura është jo vetëm magjia e punës, por magjia e Tiranës, ku një tropojan e një tepelens apo një kuksian e një korçar ndihen njësoj të barabartë dhe kur vjen sinjalistika, asfalti, ndriçimi, gjelbërimi, kur vijnë parqet dhe stolat, secili ndihet që në këtë qytet ka të njëjtin shans për të qenë i suksesshëm si çdokush tjetër”, nënvizoi Veliaj.

Duke i uruar për vitin e ri, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej banorëve të kësaj zone që të mirëmbajnë investimet. Veliaj tha se ky është shembulli se kur njerëzit bashkëpunojnë dhe nuk vendosin pengesa artificiale, edhe prona merr një tjetër vlerë falë investimeve të Bashkisë së Tiranës. “Dua t’i falenderoj banorët për mirëkuptimin, ka qenë një nga zonat ku realisht i gjithë komuniteti është bërë bashkë se si t’i hapë rrugën bashkisë dhe të mos i pengojë investimet. Vërtet secili po lë nga një metër, por ama e marrin shumëfish në vlerën që marrin shtëpitë, banesat apo edhe bizneset e vogla që janë në këtë komunitet. Ndaj dua t’u uroj të gjithëve gëzuar, vit të mbarë. Ta mirëmbajmë këtë investim që të kemi mundësi si bashki dhe skuadrat tona të shkojnë në terrene të tjera ku ka nevojë shumë për ndërhyrje”, deklaroi Veliaj.

 Deputetja e PS, Vasilika Hysi vlerësoi se Bashkia e Tiranës është modeli më i mirë se sa e suksesshme mund të jetë një reformë nëse drejtohet nga njerëz që kanë vizion dhe marrin vendime shumë të mira për komunitetin. “Unë do të doja të falënderoja Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak për këtë qasje të re. Dy vite më parë kemi bërë reformën e re territoriale administrative dhe Bashkia e Tiranës është modeli më i mirë se sa e suksesshme mund të jetë një reformë, nëse drejtohet nga njerëz që kanë vizion dhe merr vendime shumë të mira për komunitetin. Më vjen mirë që vëmendja e Bashkisë së Tiranës është pikërisht në këto zona që mund të quheshin dikur rurale, por që sot janë pjesë e Bashkisë së Tiranës dhe besoj që të gjitha bashkë do të japim maksimumin që zona të marrë një zhvillim”, tha deputetja Hysi.

Krahas punimeve në trupin e rrugës është investuar në rrjetin e ri të kanalizimeve, trotuare, ndriçim, dhe gjelbërim./a.meta

Next Post
Vrasjen e gazetarit Khashoggi, prokuroria kërkon dënimin me vdekje për 5 të pandehurit

Vrasjen e gazetarit Khashoggi, prokuroria kërkon dënimin me vdekje për 5 të pandehurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

June 3, 2026
Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

June 3, 2026
Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

June 3, 2026
Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

June 3, 2026
VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

June 3, 2026
Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

June 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

June 3, 2026
Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In